Shefja e diplomacisë zvicerane Micheline Calmy-Rey për agjencinë tonë “Presheva Jonë” ”  shprehet për diasporën shqiptare dhe zgjedhjet e së dieles në Kosovë
Nefail MALIQI

Gjenevë, 10 dhjetor (AIK Presheva Jonë)

Siç ka njoftuar agjencia telegrafike ATS (dhe po përcillet edhe nga Bota Sot) diaspora shqiptare ka vendosur që çmimin “Diaspora” t`ia dorëzojë ministres së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey. Në vazhdim agjencia zvicerane ka shkruar se “e dhëna se Micheline Calmy-Rey që në vitin 2005 ishte deklaruar për herë të parë për një Kosovë të pavarur, pati nxitur pakënaqësi jo vetëm në Serbi. Edhe në Zvicër, pozicionimi i saj i hershëm u prit pjesërisht me rezervë. Kur Kosova më 17 shkurt 2008 përfundimisht e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, Qeveria Federale e Zvicrës, fill pas një muaji me kërkesë të Calmy-Rey, e njohu atë si shtet, gjë që edhe një herë acaroi Serbinë…”.

Shperblimi nga Diaspora shqiptare ne Zvicere te cilin do ta pranoje me 21 dhjetor per mua është padyshim nje kënaqësi e madhe Keto çmime, keto mirnjohje per mua jane dicka me shume se shperblime , ai pasqyron miqësi të ngushtë mes dy vendeve tona…” ka deklaruar shefja e diplomacise zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey, njeherit presdiente e ardhshme Zvicres.

Sipas saj “Zvicra nëpërgithesi është e angazhuar në Kosovë për të përforcuar sundimin e ligjit dhe për të mbështetur më tej masat politike dhe socio-ekonomike. Ne jemi të kënaqur kur dëgjmë se ky angazhim është realizuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin teknik, financimin e infrastrukturës dhe promovimin e paqes dhe ruajtjes se stabilitetit në Kosovë dhe në rajon…”

Ndërsa në komunikatën nga Minstiria e Punëve të Jashtme të Zvicrës dërguar redaksisë sonë p]ër zgjedhet e 12 dhjetorit ndër tjera thuhet se “DFAE beson se zgjedhjet do të jenë një test i radhes me mjaft rëndësi i pjekurisë demokratike të Kosovës dhe institucioneve të saj…” Ato do të jenë një mundësi e vlefshme për qytetarët e Kosovës për të shprehur te preferuarite tyre perti prire shtetit e Kosovës, ku palët kundërshtare duhet pranuar rezultatin e zgjedhjeve. ” Po ashtu Ministriaepuneve te Jashtme te Zvcires eshte shprehur per nje pjesëmarrja sa ma te madhe shquptareve, të serbëve dhe githe qyetareve te të Kosovë.moment ky mjaft irëndësishme që ata mund ta shrytezojne dhe ta përdorin për t’i kontribuar me mirë ndërtimit të Kosovës shumë-etnike . Pra sipas njoftimit nga DFAE, ministria zvicerane inkurajon autoritetet që të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbajtjen e qetë të votimit. Vëzhguesit e Zvicrës do të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Megjithë progresin e konsiderueshëm të bërë në Kosovë që nga pavarësia, mbeten shumë sfida dhe kjo është e rëndësishme që angazhimi i autoriteteve të Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se ata duhet vazhdimisht të demonstrojnë vullnetin e tyre politik për të kryer reformat e nevojshme në këtë interesat e të gjithë banorëve të Kosovës…” thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës dërguar redaksisë sonë me rastine zgjedhjeve të së dieles së ardhsme në Kosovë.

SHPËRNDAJE