BUXHETI i komunës së Preshevës rritet për 122 milion e 620 mijë dinarë.

Me miratimin e buxhetit republikan , buxhetit të komunës së Preshevës iu kanë ndarë edhe 122 e 620 mijë dinarë, njofton RTP. Kryeshefi për ekonomi financa , ndërmarsim privatë dhe prokurorime publike Fatmir Azizi i ka thënë se kjo është një rritje pozitive por jo në shumën e duhur. PO ashtu gjatë këtij muaji 23 projekte iu kanë nënshtruar prokurorimeve publike , çka do të thotë se implementimi i tyre shumë shpjet do të fillojë.

 

Preshevë, 11 shkurt/AIK-presheva Jonë

Buxheti i komunës së Preshevës është rritur për 122 milion e 620 mijë dinarë. Komuna e Preshevës buxhetin e vitit 2012 e kishte miratuar në vlerë prej 262 milion e 500 mijë dinarë , ndërsa ai tani është 385 milion e 94 mijë dinarë.

Kjo rritje ka ardhë pas miratimit të buxhetin republikan i cili është bërë më vonë se miratimi i buxhetit komunal.

Kryeshefi për ekonomi financa , ndërmarsim privatë dhe prokurorime publike Fatmir Azizi thotë se kjo ështe një rritje pozitive por jo dhe aq sa duhej.E kur jemi tek prokurorimet publike gjatë këtij muaji 23 projekte iu kaë nënshtrua kësaj procedure ku  janë përgatitur vendimet dhe janë shpallur. Në mesin e këtyre projekte dominojnë ato  më kapitale , si ndërtimi i sallës së edukatës fizike në paralele e ndarë Ibrahim Kelmendi në Zhunicë . pastaj janë 2 rrugë në bashkësinë lokale Corroticë dhe një sërë projektesh të tjera.

Ndërkaq në kuadër të këtyre projekteve janë dhe dy të programit Progress ,  ku komuna e Preshevës është pjesëmarrëse me 4,5 milion dinarë. Implementimi i  23 projekte që janë në të mirë të qytetarëve tanë do të nisë posa të përmirësohen kushtet atmosferike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni