BUSTI I FAN NOLIT DREJT TURQISË

Do të vendoset në Ibrik Tepe

Rasti i 130-vjetorit të lindjes së Fan Nolit është shfrytëzuar edhe për vendosjen e bustit të tij në vendlindje, Ibrik Tepe të Turqisë. I realizuar nga skulptori Andrea Demçe gjatë vitit 2010, busti është në bronz dhe do të vendoset në sheshin “Republika”. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, studiuesi Nasho Jorgaqi dhe skulptori, nisen drejt Turqisë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit. Busti për Fan Nolin u realizua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përmes një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Arteve në shkurt të vitit 2010. Andrea Demçe, artisti i shpallur fitues ka realizuar një bust realist. Kur iu kërkua të shpjegonte këtë zgjedhje, ai theksoi se donte që njerëzit që do të qëndronin përpara kësaj vepre, të mos vinin në dyshim nëse përballë kishin Fan Nolin. Skulptori ka zgjedhur ta sjellë Nolin në moshë të mesme, pasi sipas tij, ky është imazhi i tij më i njohur. Busti së bashku me bazamentin janë parashikuar të shkojnë rreth 2 metër e 80 cm.  (SHQIP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni