Tiranë, Krimi në familje ka bërë që festa e Kurban Bajramit në kryeqytet të përgjaket nga një ngjarje e rëndë. Burri vret gruan me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

http://www.botasot.info/img/48052.jpgNgjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme reth orës 13:05 në kryeqytet, në banesën e familjes Hysa, në zonën e Unazës së Re.

Kryefamiljari Ismet Hysa pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doci 27-vjece, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, duke marë me vete dhe vajzën e tij 2 vjecare, e cila në momentin e vrasjes ndodhej në banesë.

Kanë qenë komshijtë, dështmitarë të cilët kanë lajmëruar policinë, pas të bërtiturave të dëgjuara në familjen Hysa. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se dy bashkëshortët kohët e fundit ishin larguar shumë me njëri-tjetrin dhe ky mund të jetë edhe shkaku pse ato ditët e fundit kishin debate të forta midis tyre.

Forcat e policisë së komisariatit numër 6, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja, ndërkohë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për motivet që cuan në këtë ngjarje të rëndë.

SHPËRNDAJE