BURKA (PEÇJA) NUK NDALOHET NË ZVICËR

Burka (peçja) nuk do të ndalohet në Zvicër (La burqa ne sera pas interdite en Suisse) është ky shembulli i radhës i demokracisë dhe tolernacës i këtij vendi..këtë lajm sot e transmetojnë pos agjencisë informative zvicerane (ATS) edhe ne mbarë shtypin zviceranë. Këshilli i Shteteve, të  hënën ka pohuar se ishte e kotë të nxjerrë ligje për “ferexhe” (mbulojë) , siç kërkohej nga një mocion nga Oskar Freysinger, njofton agjencia informative komnbëtare “Presheva Jonë” nga Gjeneva

 

Gjenevë, 5 mars

Veshjet me burka, që hasen sidomos tek femrat në transportin publik, nuk duhet të ndalohet në Zvicër. Këshilli i shteteve e ka varrosur në mënyrë të heshtur të hënën ketë  mocion nga paralementari meqë sipas Dhomën e kantoneve, nuk ka asnjë përputhshmëri me legjislacion.

Problemi është i parëndësishëm, të paktën në aspektin e shifrave, argumentoi ministrja e drejtësisë dhe policisë (DFJP) znj. Simonetta Sommaruga. Sipas ketij departamenti jo më shumë se 150  femra  sot bartin  burkat në Zvicër që haset sidomos tek turistet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni