Pas më shumë se tridhjetë vjetësh autorët e krimit po gjykohen. Një grup burrash të thinjur ndodhen në Tribunalin e OKB-së për gjenocidin në Kamboxhia.
Burri i moshuar të lë përshtypjen që nuk trazon askënd, i pakët e i kërrusur, i thinjur e me veshët që bien në sy. Por si duket në fakt një vrasës në masë? Kaing Guek Eav, i njohur me pseudonimin Duch, ka vrarë përmes tortururave ose në mënyrë brutale mijëra vetë. Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar: Në burgun e torturave Tuol Sleng të drejtuar prej tij nuk bëhej asnjë dallim. Vetëm shtatë të burgosur nga gjithsej gati 20.000 i kanë mbijetuar torturave të paimagjinueshme. Eshtrat e të tjerëve gjenden te të ashtuquajturat “Killing Fields”, varrezat masive në hyrje të kryeqytetit Pnom Pen.

Përpara gati dyzet vjetësh vendi aziatiko-jugor i vogël dhe piktoresk Kamboxha u zhyt në gjak. Nën sundimin e tmerrshëm të komunizmit të egër, Kremit të Kuq, ky vend u shndërrua në një kamp të mizorisë. Popullsia e qyteteve u dëbua me dhunë në zonat rurale, dhjetra mijëra u akuzuan për kolaboracionizëm me armikun e klasës, SHBA-në. Kur në vitin 1979 trupat e vendit fqinjë, Vjetnamit, marshuan në Kamboxhia, një e katërta e popullsisë kish gjetur vdekjen nga sëmundjet, uria dhe vrasjet.
Pas më shumë se tridhjetë vjetësh autorët e krimit po gjykohen. Një grup burrash të thinjur ndodhen në Tribunalin e OKB-së për gjenocidin në Kamboxhia, ky është “njëri ndër proceset më komplekse” qysh pas proceseve të Nyrenbergut, në të cilat u trajtuan krimet e nacionalsocialistëve gjermanë, ky është vlerësimi i prokurorisë që e drejton këtë proces.
Proces i dhimbshëm
Për njerëzit në Kamboxhia ky është një proces i dhimbshëm. Asnjë gjyq në botë nuk mund t’i shlyejë krimet e paimagjinueshme të Kmerit të Kuq. Ish-bashkëluftëtarët e diktatorit Pol Pot e kanë kaluar jetën e tyre, rëndom deri në frymën e fundit në pozicione të rëndësishme politike. Burgim i përjetshëm – si tani në rastin e Duch – në fakt do të thotë vetëm pak vjet burg, pra asgjë në krahasim me atë që kanë vuajtur viktimat dhe familjet e tyre.
Por edhe më e shëmtuar është, që autorët nuk e pranojnë fajin: asnjëri prej burrave të moshuar nuk shpreh pendesë: Kështu edhe Duch, i cili deri më tani e konsideron veten si viktimë, si një ingranaxh i vogël në makinerinë vrasëse, si një vegël e padëmshme në duart e sundimtarëve të fuqishëm. Avokati i tij madje kërkoi lirimin. Kjo tingëllon cinike dhe por ka megjithatë një sfond real.
Eshtë e paimagjinueshme, që një popull me tetë milionë njerëz të masakrohet nga një grusht autorësh krimi. Dhjetra mijëra ndihmës të Kmerit të Kuq kanë jetuar dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite të patrazuar në fshatrat dhe qytetet e Kamboxhias, duke mbajtur poste politike dhe duke ndjekur bizneset e tyre, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Efekt simbolik
Edhe Duch donte të ishte si këta. Por kjo nuk do të ndodhë. Kreu i torturave të Tuol Sleng do të qëndrojë në burg deri në fund të jetës. Me moshën që ai ka kjo duket e padëmshme, krahasuar me atë çfarë ai ka bërë. Ajo që ka rëndësi është efekti simbolik: Për krimet e dikurshme duhet të jepet lllogari para drejtësisë. Ankthi i tmerrshëm kolektiv i Kamboxhias, gjenocidi i Kmerit të Kuq, do të zbardhet.
Tuol Sleng, burgu i torturave të Kmerit të Kuq, është sot një vend përkujtimor. Me dënimin maksimal ndaj Duch është shkruar një nga kapitujt e fundit të historisë së tij famëkeqe. Konkluzioni është: Krimet kundër njerëzimit nuk mbeten pa ndëshkuar. Kjo nuk u ndihmon më viktimave – por ndodhta pasardhësve të tyre.

SHPËRNDAJE