Burg për tutorin , trafikoi 1 vajzë para 10 vitesh

Pas 10 vitesh policia italiane ka arritur të arrestojë një shqiptar të kërkuar për mashtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Leonat Ymer Topi, 38 vjeç lindur në Elbasan është arrestuar sot nga policia italiane për llogari të drejtësisë shqiptare.

Topi është dënuar nga drejtësia shqiptare, pasi në vitin 2001 ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë me iniciale A.M. Ai e ka mashtruar atë duke e marrë në Itali dhe pas mbërritjes në shtetin fqinj, e ka dhunuar dhe detyruar me forcë që të punojë si prostitutë rrugëve të Livornos.

Topi është arrestuar në qytetin e Livornos dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.182, datë 19.07.2004 me 7 vite burg.

Ai është dënuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni