(AIK-Presheva Jone)

 

Një grup intelektualësh bullgar i kanë dorëzuar një peticion UNESCO-s me të cilin kërkojnë që të ndërpritet përvetësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës bullgare nga Maqedonia.

Peticioni është mbështetur dhe bashkëorganizuar edhe nga tre intelektualë me origjinë bullgare nga Maqedonia dhe se i është adresuar sekretarit gjeneral të UNESCO-s, Irina Bokova, e cila është bullgare, raportin INA.

 

“Tanimë 65 vite po përhapet gënjeshtra nëpër botë se ekziston gjuhë e veçantë maqedonase, histori dhe kulturë e tyre. Ne do të jemi të paheshtur për të zbardhur të vërtetën nëpër botë. Maqedonia e Vardarit (sot Republika e Maqedonisë) gjithmonë ka qenë një term gjeografik i pandarë nga kultura dhe historia bullgare. Ekzistojnë shumë fakte historike që e vërtetojnë këtë”, thuhet në peticion, me të cilin kërkohet që të ndërmerren hapa serioz nga UNESCO.

 

Në favor të vërtetës së tyre, intelektualët bullgarë dëshmojnë edhe me emra dhe veprat e personaliteteve historike bullgare si Joakim Krçovski, Kiril Pejqinov, Vëllezërit Milladinov, Kuzman Shapkarev, Goce Dellçev dhe të tjerë që sot janë përvetësuar nga historia maqedonase.

 

Intelektualët reagojnë se në regjistrimin e ri të popullsisë që do të mbahet në muajin prill nuk është evidentuar komuniteti bullgar që jeton në Maqedoni.

SHPËRNDAJE