Bukuroshja kosovare Shkëndije Mujaj është e njohur nga showbizi. Por ajo shpeshherë ka shfaqur një dashuri për fenë dhe përpikëri në praktikimin e Islamit edhe pse ajo pranon mangësitë e saj në përmbushjen e plotë të rregullave fetare Islame.

Në një intervistë per agjencine e lajmeve “Presheva Jone” e cila ishet mysafire per iftar, ajo ka folur shumë qartë duke treguar disa nga anët e saj të besimit dhe rendesin e Ramazanit dhe dobite e ketij muaji.

A keni ditur se Shkendije Mujaj ka qene ne Umre, pos Ramazanit ajo falë pese vakte, lexon Kuran..  

Fillimisht Shkendije Muja e cila ka dhenen disa foto per agjencise  se lajmeve “Presheva jone” duket e mbuluar me shami ne kokë dhe nga vizita e saj e fundit ne Umre, ka uruar gjithe shqiptaret muajin e madhe te Ramazanit.

 

Intervista është bere dje ne diten e gjashte te Ramazant ku ajo ka treguar se gjatë muajit të Ramazanit i le disa harame: “Agjërimi në fenë Islame ka për qëllim lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut që ti mbizotërojë emocionet e epshet dhe të behët i pavarur prej tyre… Prandaj natyrisht se edhe unë si Shkëndije që jam e involvuar në show bizz pikërisht këto çka i ceka iu kom shmangur gjatë këtij muaji të shenjt.”

Bukroshen kosovare Shkendije Mujaj te githe e njohim, se paku permes gazetave.  Por, pak ma ndryshe.

“Lum i ai qe mundet dhe ka fat ta agjeroj Ramazanin. Ky muaj i madherueshem per boten njerezore eshte nje ushqim shpirtëror, bekim dhe gëzim i madh ndihet ne kohen e iftarit, nje moment i papërshkruar.. Falemnderit prej Zotit qe ma ka mundsuar kete..” thote artistja jone Shkendije Mujaj.

Se a falet ne ket muaj, Shkendija ne vazhdim pohon se “Po, si jo, patjeter bile 5 here ne ditë takohem me Allahun xh.h. perveq dhikrit dhe lidhshmerisë me zemer gjat dites. Momentalisht jame duke lexuar Kuran, jam tek surja Junus..”
“Përjetimi i kësaj bote eështë sikur femijet që lozin tëre ditën dhe në mbrëmje ikin nëpër shpijat e veta. Eshtë kuptimi që edhe ne do sprovohemi dhe në fund shkojmë secili ne varrin e vet, ne shtepine e ahiretit. Andaj ne gjdo sekond mund te takohemi me vdekjen pse mos te marrim vepra te cilat janë te vetmet qe mund te pranohen nga Allahu, Psh, siq janë Namazi, dhikri, sadaki, haxhi Agjerimi dhe natrisht rrespekti ndaj prindërve…” shton Shkendije Mujaj.
“Presheva Jonë”: Nese shikojme fotot e juaja te mehershme, veshjen apo thonjet.. Mendoni se do t’i fale Zotit?
Shkendija Mujaja: Po, jam dakord me ju. E pranoj se nuk jam shembulli më i miri se si duhet duket nje muslimane. Por mos harroni se Allahu vlereson me shumë sinqeritet dhe une mendoj se meshira e Allahut eshte me e madhe se mekatet e mia.2
Kurse per veshjen, thonjte  e pamjen ajo se “jam e vetidjshme se keto jane te tepruara, sidomos thonjet qe duhet  te hiqen gjat ibadetit dhe Agjerimit. Fakt nuk esht e pelqyer. Jam dakord, duhet t i heq se eshte haram. Mos harroni, se edhe une i kam shejtanat e mi te cilet ma asgjesojnë mekatin, me bejnë mos ta marr per mekat…”
Se cfare han per iftar e syfyre ne fund Shkendije Mujaj pergjigjet per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “iftarin e nisi me hurme dhe nje pike uje dhe thjesht nje sup dhe ndonj salat te shoqëruar me ndonjë perime ose mish pule.. Por shumicen e mbëremjeve po me ftojne per neper iftara. Kurse Syfyrin, meqe  jam vet dhe nuk preferoj fare te ha..edhe kur e ha, ha dicka shum pak e lehte…”
 
SHPËRNDAJE