UDB-ja kontrollonte dy Lëvizjet në Zvicër
    BERNË: nga një tubim i LPK-së (ku ishte edhe vet Ambasadori i tanishëm në Bernë, Naim Mala), pat deklaruar se “Ne e arritëm qëllimin tonë, dhe tani po bashkohemi me LDK-në”..
Prishtinë, 21 maj

Më kujtohet kur në një tubim në Bernë, në prezencën edhe të disa intelektualëve nga Kosova, Lëvizja Popullore e Kosovës, ajo me adresë, (ku ishte edhe vet Ambasadori i tanishëm në Bernë, Naim Mala), pat deklaruar se “Ne e arritëm qëllimin tonë, dhe tani po bashkohemi me LDK-në”, edhe pse deklarata ishte e mirë, realiteti dhe e vërteta ishte ndryshe, pasi shumë pak prej tyre kanë hyrë në LDK. Edhe në qoftë se kanë hyrë, kishin vetëm qëllime karrieriste dhe asnjëherë nuk arritën të liroheshin nga idetë enveriste. Kurse Lëvizja Popullore e Kosovës, ajo pa adresë, vazhdimisht tentonte që të pengonte, dhe me kalimin e kohës aty këtu edhe kërcënonte aktivistët e LDK-së, por për fat të mirë gjer me eskalimin e Luftës në Kosovë, ata ishin shumë të dobët dhe tepër të paaftë për ta menaxhuar situatën, sa që krijohej përshtypja se vetëm një nëndegë a një aktiv i LDK-së, arrinte t’i qetësonte dhe t’i bënte zapt si të donte, sepse siç dihet kurrë konceptet staliniste nuk kanë ndikuar te shumica e bashkatdhetarëve në Zvicër dhe përgjithësisht në Evropë, prandaj mund të thuhet se ishin pakicë, por zhurmën dhe poteren e bënin të madhe, pasi e kishin përkrahjen e Socialisteve të Shqipërisë…

 

Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën më 22 maj 2011, në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

SHPËRNDAJE