Preshevë, 20 qershor -Në katër qendrat e pranimit të refugjatëve në rrethin e Pçinjës – Preshevë, Bujanoc, Vranjë dhe Bosilegrad janë të vendosur 937 migrantë për të cilët sigurohen 3 herë ushqim ka thënë zëdhënësi i komesaritatit për refugjatë në Serbi Ivan Mishkoviq, transmeton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Shtohet numri i emigrantëve ne Preshevë, bie ai në Serbi

Ai ka thënë se numri më i madh i migrantëve janë shtetas të Afganistanit (61) ndërsa tjerët janë Iraken (13%) dhe Pakistan (12%) ndërsa nga Siria janë 5% dhe Irani 3%.

Numri migrantëve gjithnjë e më shumë po zvoglohet ose stagnohet pasi kufinjtë po thuaj se janë mbyllur. Në të gjitha qendrat e pranimit ka vende të zbrazëta ka thënë Mishkoviq.

Mishkoviq ka shtuar se Serbia është vetëm shtet tranzit e jo shtet ku dëshirojnë të qëndrojnë.

Emigrantët në Preshevë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen. Mediat kombëtare në ballkan dhe ato nderkombëtare ne bote kanë publikuar disa fotografi të një polici shqiptare Rexhep Arifi nga Presheva (Miratoca) që mbanë në duar një fëmijë sirian në krahë duke shpjeguar kështu mikpritjen për emigrantët që kalojnë nëpër Serbi, te cilin polic agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e kishte shpallur personalitet te vitit duke e cilesuar atë si “humanist pa kufinj” (“humanist sans frontieres”)

Kete e ka prnauar edhe ministri serb i Punës Aleksandar Vulin, i cili mori pjesë në kremtimin e dy viteve të ekzistencës dhe të punës së qendrës së Përkohshme paraburgimit për emigrantët në Preshevë, në të cilën ajo investuar më shumë se tre milion.

Presheva është qyteti i parë shqiptar që ka vizituar shefi i ri i OKB-së në kohën kur ai ishte në krye të UNHCR-së. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, shefi i ri i OKB-së në bisedë me gazetarin e ATSH-së dhe “Presheva Jonë”, në Gjenevë, Nefail Maliqin bisedoi për Kosovën dhe shqiptarët. Guterres vlerësoi lart mikpritjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës, bujarinë dhe solidaritetin e popullatës me refugjatët.

migranti-njive-izbeglice-tanjugvideo

SHPËRNDAJE