Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot Bujar Nishanin si Presidentin e ri të vendit. Zoti Nishani siguroi 73 votat e shumicës së djathtë në pushtet, një votë një votë ishte kundër dhe dy të tjera të pavlefshme.

Ai është ministri aktual i Brendshëm. Bujar Nishani u propozua si zgjidhje e momentit të fundit, pasi kandidati zyrtar i propozuar nga shumica, Artan Hoxha, u tërhoq paradite nga gara.

Kryeministri shqiptar Sali Beisha uron Ministrin e Brendshëm Bujar Nishani që parlamenti e zgjedhi atë president te vendit

Deputetët socialistë ndonëse të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Socialistët janë deklaruar haptazi kundër kandidaturës së zotit Nishani duke e konsideruar atë “të papranueshme” dhe “mishërim i një pale të vetme. Një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa Partinë Demokratike”, deklaroi sot pasdite kryetari socialist Edi Rama, duke parlajmëruar se sipas tij “me këtë zgjedhje Shqipëria do t’i largohet edhe më shumë rrugës drejt provimit të 12 tetorit”, kur Komisioni europian pritet të shprehet mbi kërkesën e Tiranës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Zoti Nishani ka qenë disa herë anëtar i kabinetit në qeverinë e kryeministrit Berisha, duke mbuluar ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Kush është Bujar Nishani

Z.Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani

ARSIMIMI

• Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

• Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

• Në vitin 2005, merr titullin “master”, në Studimet Europiane

EKSPERIENCA NE PUNE

• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;

• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;

• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;

• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;

• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;

• 2005 – Zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqiperise

• Mars 2007 – Shtator 2009 Minister i Brendshëm

• Shtator 2009 – Prill 2011 Minister i Drejtesise

• Prill 2011 e ne vazhdim Minister i Brendshem

JETA DHE VEPRIMTARIA POLITIKE

• Bujar Nishani anëtarsohet në Partinë Demokratike në vitin 1991

• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën

• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike

• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie

GJUHET E HUAJA

• Gjuhet e huaja: Anglisht (rrjedhshem)

SHPËRNDAJE