Gjithë liderët e Luginës së Preshevës njëzërit urojnë presidentin e ri shqiptar Bujar Nishani. Zgjedhja e z. Bujar Nishani, Kryetar  të Republikës së Shqipërisë është mirëpritur dhe përshëdetur edhe nga liderët dhe shiptarët e Luginës së Preshevës të cilët dje dhe sot i kanë dërguar urimet për presidentin e ri shqiptar, njofton agjencia minformative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 12 qershor

Në adresë të kryetarit të ri shiptar Bujar Nishanit dhe qeverisë shqiptare telegrame urimi dhe përshëndetëse nga Lugina e Preshevës kanë dërguar Riza Halimi,deputet, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Peshevës, Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së, Jonuz Musliu, LPD), Dr. Ramiz Latifi, kryetar i KK të Preshvës, Skender Destani (BDL) Rahmi, Rexhep Abazi (UDSH, verpimtar nga Medevegja) Zylfiu, kryetar UDSH-së,  Orhan Rexhepi (LKSH) etj..si dhe Shefket Hasani, komandant “Poeti” etj…raporton agjencia minformative kombëtare “Presheva Jonë”

Kryetari i komunës së Bujanocit Mr.Nagip Arifi uronë tërë popullin shqiptarë të Republikës së Shqipërisë, e veçanarisht institucionet shtetërore për zgjedhjet e Presidentit të shtetit, Bujar Nishani. “I nderuar Shkëlqesi, President Nishani, lajmi për zgjedhjen tuaj është pritur me kënaqësi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Luginë të Preshevës e veçanarisht në komunën e Buajnocit të banuar me shumicë shqiptare. Në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar.

Shteti shqiptar gjithnjë ka qenë një shtyllë e rëndësishme dhe vendimtare për popullatën shqiptare në Luginë të Preshevës, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë…” thuhet në telegramin urues të Kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi.

Ndërsa në urimin e dr.Skender Destanit (BDL) nga Lguina  e Preshevës lexojmë:

“Jemi mase të bindur se Shqipëria zgjodhi njeriun e duhur  Kryetar shteti.,personalitetin e të cilit e karakterizon profesionaliteti politik, urtësia dhe morali I lart I z,Nishani , të cilin e kemi parë gjatë aktivitetit 20 vjecar të tij ne sqenen politike shqiptare.

Duke besuar fort në personalitetin e Z.Nishani, mendojm se ai do të dijë të udheheq me shtetin shqiptarë dhe njiherit dote jete President i gjithë shqiptarëve.  Presim që të ofroj bashkpunimin mes pozitës dhe opozitës ,që deri më tani i ka munguar politikës shqiptare  .dhe e cila e ka dëmtuar rend  funksionimin demokratik të shtetit shqiptar si dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh konstruktivitetin e Z.Nishani, besojmë se do te ketë sukses në udheheqjen e shtetit amë , si dhe në intensifikimin e bashkpunimit të pozitës dhe opozitës per reformat demokratike mase të nevojshme per integrimet evropiane të cilin veprim e presim me padurim edhe ne shqiptarët e Luginës..” thuhet në urimin e dr.Skender Destani, kryetar I  Bashkimi Demokratik I Lugines

SHPËRNDAJE