Bujanoc, 14 prill / AIK-Presheva Jonë

Polica serbe e  ka arrestuar Ismet S. (48 vjeçar) nga Podujeva dhe Vahid Z. (54 vjeçar) nga fshati Bilaç i Bujanovcit te të cilët u gjenden mbi 1.5 kg heroinë, me vlerë tregu 100.000 euro, njoftojnë sot burimet e AIK “Presheva Jonë”

Që të dy të arrestuari policia i ka dorëzuar te gjykatësi hetues me dyshimin se kanë shitur drogë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Te të dyshimtët janë gjetur 1.535 gramë heroinë kokër vlera e të cilit në treg është rreth 100.000 euro dhe me këtë aksion është këputur edhe një zinxhir i trafikimit të drogës nga Kosova në Serbi”, njoftojnë mediat serbe. Sipas agfgjencisë “Presheva Jonë” të arrestuarit janë dorëzuar te gjykatësi hetues në Gjykatën e Lartë në Vranjë.

SHPËRNDAJE