SHORTAT E NAGIPKAMBERAVE

Tash pas 6 majit ne Luginën e  Preshevës nuk ka ma fushatë, kush premtoi, premtoi, kush rrejti, rrejti…kush humbi fitoi, kush fitoi humbi…Por, megjithatë edhe pas 6 majit po dëgjoehn  fjalë e premtime..sikur ende janë në fushatë. Ish-kryetari i Bujanocit,  Shaipi qe sot eshte ne vend tij Nagipi, kish ble do gixha dhe kish e ndërmend me mbjellë rrush..Kurse, ky tjetri Nagipi, ish-nëkryetari  i opshtinës që sot eshte Arsicevici a si e ka emrin…të shtunen e fundit e pash n’pazar me do shorta n’dorë..Isha kurreshtar dhe bash e veta.. Ooo magjistër kah pi qon ata shorta, a cka jane a ftoj a portokalla..? -Ja valla s jane as ftoj e as portokalla, por kumblla dhe kismet du me i mjell sivjet…, mupërgjigj ai. Dhe besa me erdhi mirë kur i pash kta lider shume aktiv , po që po punojshin edhe vikendeve..ish-Shaipi me rrush e ky aktual Nagipi me kumlla, pirolla valla..! Bujanocin tonë liderët po naj  bojnë rrush e kumlla…e aj kusherini Arsic e kish ndermen me mjell tranguj apo siq i thotë pakica në Bujanoc Kastraveca…që jav nguli shqiptarëve  u fut parllament si babgjysh…

SHPËRNDAJE