Me këtë rast, kryetari i AKB-së Agim Shahini bëri të ditur se aktivitetet e këtij projketi do të shtrihen në gjithë hapësirat shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Sipas tij , kjo javë do të ofroj për konsumatorët, prezantimin e produkteve vendore si dhe shitjen e tyre.

 

Me qëllim të rritjes së vetëdijes të popullatës mbarë shqiptare për të konsumuar produkte që mbajnë vulën si prodhim vendor, Aleanca Kosovare e Bizneseve, në bashkëpunim me komunën e Bujanovcit dhe Preshevës, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh edhe lansimin e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, e që parashihet të realizohet nga 17 shkurti deri më 28 nëntor.
Organizatorët e “Javës së Biznesit Kombëtar” shprehen optimistë se ky projekt, i cili fillon nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon deri në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do të sjellë një vetëdijesim më të madh te qytetarët shqiptarë për të konsumuar më shumë produktet vendore.
Me këtë rast, kryetari i AKB-së Agim Shahini bëri të ditur se aktivitetet e këtij projketi do të shtrihen në gjithë hapësirat shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Sipas tij , kjo javë do të ofroj për konsumatorët, prezantimin e produkteve vendore si dhe shitjen e tyre.
Duke falënderuar bashkëorganizatorët e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, Shahini ka thënë se ky projekt ka për qëllim edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik gjithëkombëtar. tjetër, duke e vlerësuar si mjaftë të rëndësishëm këtë projekt, kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se me shumë kënaqësi e ka pritur ftesën për të qenë bashkë organizator i një ngjarje të shumë pritur siç janë “Javët e Biznesit Kombëtar” .
Ndërkaq përfaqësuesi i komunës së Bujanovcit, Driton Rexhepi tha se përveç në projektin “Javët e Biznesit Kombëtar”, janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha veprimet që lidhen me sferën ekonomike mes shqiptarëve.

SHPËRNDAJE