Drejtori i Drejtorisë për ndërtim Driton Rexhepi, pas dhjetëra telefonatave dhe bisedave në zyrën e tij qoft prej kryetarëve të BL. të Breznicës, Muhocit, Samolicës dhe qyteayrëve tjerë njofton opinionin se gjitha investimet kapitale që realizohen përmes Drejtorisë, janë ndërprerë, sic thuhet prej punëkryesve me urdhër të kryetarit aktual të komunës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

 

Bujanoc, 21 qershor

Përkundër faktit se rruga Tërnoc-Breznicë, kishte filluar së ekzekutuari punimet në teren, dhe pagesës së avancuar përmes mjeteve të Trupit koordinues, Edhe se asfaltimi i rrugës në Muhoc do duhet të ishte përfunduar, mjetet janë siguruar nga buxheti i Trupit koordinues, Rruga qarkore së bashku me trotuaret në Samolicë, mjetet e siguruara përmes Trupit koordinues, Asfaltimi i trotuareve në Bilac, mjetet të siguruara përmes buxhetit të Trupit koordinues Asfaltimi i hyrjeve në rrugë të Kosovës dhe shume projekte tjera.

 

Arsyet e mos realizimit të këtyre projekteve kapitale janë të paqarta edhe për ne si Drejtori, që sot z. Rexhepi do i kërkoj me shkrim punëkryesve që më së largu të hënën të dalin në teren dhe vazhdojnë punimet, në të kundërtën, ai do përdore gjitha të drejtat kontraktuale. Konsiderojm së këto projekte kapitale duhet përmbyllur urgjentisht, edhe se jemi të vetëdijshëm për zhvillimet politike, por një është e sigurt se mjetet janë të siguruara që ne fillim të vitit 2012.

SHPËRNDAJE