Pas fitores së PD-së së Nagip Arifit Ndërkaq , ka nisur bisedat për kombinie në formimin e koalicioneve të mundshme në komunën e Bujanocit. Sipas burimeve tona, ato vec tash  kanë filluar,  ku janë shfaqur apetite të shumta për ndarjen e kulaçit qeverisës në Bujanoc, njofton agjencia informative “Persheva Jonë”

 

Avni JUSUFI

Bjanoc, 23 maj

Pas shpalljes së djeshme të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve lokale 2012,me ç’rast nuk ka ndryshuar aspak nga rezultatet e dhënë preliminare në caktimin e  mandateve për asamblenë komunale të Preshevës dhe të Bujanocit, ende nuk është publikuar ndonjë marrëveshje për formimin e koalicioneve të mundshme për këto pushtete lokale. Shih për këtë,në Preshevë,sipas analistëve të këtushëm,sigurisht dy partitë politike Partia Demokratike Shqiptare e cila është fitueseve e zgjedhjeve lokale në Preshevës e cila ka fituar 17 këshilltarë komunalë dhe Rilindja demokratike,do ta formojmë pushtetin e ardhshëm komunal në mandatin 4 vjeçar i cili koalicion do të mund të funksiononte, meqë dy partitë politike PDSH me Rilindjen Demokratike do të siguronin shumicën prej 20 këshilltarëve. Në këtë mënyrë do të vazhdohej qeverisja e mëhershme e cila ka funksionuar një periudhë  disa vjeçare në mandatin e kaluar.

Ndërkaq , sa i përket, kolmbinimeve në formimin e koalicioneve të mundshme në komunën e Bujanocit, ato , sipas burimeve tona, vec tash  kanë filluar,  ku janë shfaqur apetite të shumta për ndarjen e kulaçit qeverisës në Bujanoc. Në këtë komunë nuk po përfillen rregullat e lojës politike që  partia me më shumë këshilltarë të fituar ta merr përsipër formimin e ri të qeverisjes lokale,siç është Partia Demokratike ,një parti e re e cila i fitoi zgjedhjet  lokale në Bujanoc,mirëpo teket dhe interesat e  partive të tjera më të vogla,kanë filluar bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës, por si duket në start kanë hasur në probleme në ndarjen e posteve,e në veçanti me partitë e bllokut serb,që sipas instruksioneve të jashtme po dashka që edhe serbët të futen në qeverisjen lokale të kësaj komune,për hir të ruajtjes së multietnicitetit, gjë që ky parim nuk është marrë për bazë  edhe në komunën e Preshevës,që pushteti ka funksionuar si është më së miri në mandatin e kaluar qeverisës. Ky far multietniciteti,sipas analistëve të këtushëm nuk është obligim ligjor,por më tepër për hir të vetë vullnetit apo vetëkënaqësisë të disa nga liderëve politik të Luginës së Preshevës.

 

Një dështim të tillë përmendim të tri partive politike shqiptare të PVD-së,UDSH-së dhe të LPD-së që kishin filluar me një parti politike serbe e që  në start kishte dështuar. Theksojmë, se në komunën e Bujanocit,vetëm partitë politike shqiptare që kanë grumbulluar mund ta formojnë pushtetin komunal dhe ai mund të jetë shumë stabil,por për këtë mungojnë vullneti i mirë i partive tjera shqiptare. Këto parti shqiptare sipas  liderit të PD ,Nagip Arfifit kanë refuzuar kërkesën e PD-së për të formuar qeverinë lokale në Bujanoc,pa ndonjë arsyetim të shëndosh. Sido që të jetë,ditëve në vijim do të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për formimin e dy pushteteve lokale në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit. A.i.

SHPËRNDAJE