Kuvendi i Partisë Demokratike numron 95 delagat . Me këtë rast Koordinatori i Këshillit iniciues për themelimin e subjektit politik , Partia Ndërkohë Demokratike, për sencën e   Kuvendit themelues të këtij subjekti   ka propozuar  këtë rend të ditës  i  cili është miratuar nga të gjithë delegatët:

Konstituimi i Kuvendit themelues;

1.    Propozimi i Aktit themelues të Partisë demokratike;
2.    Propozimi i Programit të Partisë demokratike;
3.    Propozimi i Statutit të Partisë demokratike;
4.    Zgjedhja e kryetarit të Partisë demokratike;
5.    Zgjedhja e Këshillit qendror të Partisë demokratike;
6.    Zgjedhja e Kryesisë së Partisë demokratike;
7.    Propozim vendimi mbi emërimin e përfaqësuesit të Partisë demokratike;
8.    Zgjedhja e Këshillit mbikëqyrës;
9.    Zgjedhja e Gjyqit të nderit.

Ndërkohë Agim Haliti njëri nga Kuvendarët partisë  në pikën 5 të rendit të ditës  për kryetar  të Partisë demokratike propozoi Nagip Arifi Magjitsër i shkencave juridike me çrast njëzëri nga gjithë kuvendarët u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike .

Ndëkaq pas marrjes së postit të Partisë Demokaratike mr Nagi Arfi i shpreh Delegatë të nderuar, Zonja dhe Zotërinjë dhe ju mysafir shum të rrespektuar përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në kuvendin themelues të Partisë Demokratike. Iniciativa e parë për themelimin e partisë Demokratike ka qenë pikërisht me 4 Prill të këtij viti, një datë e cila simbolizon ditlindjen e një heroi shqiptarë, një njeri që pas veti la emër të madh jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe në Kosovë e më gjerë, e kjo datë është datëlindja e Komandant LLeshit. Këtë datë po e kurorëzojmë sot edhe me një datë tjetër të rëndësishme për kombin shqiptar në përgjithsi e ajo është 2 korriku i vitit 1990, dita e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarsësinë e Kosovës nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare në historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar, kudo që jetojnë dhe veprojnë. Të nderuar delegatë dhe ju të pranishëm, Edhe pse të ndarë me kufij politik e shtetëror ne na lidhë një forcë shum më e madhe dhe e pashkëputshme, e ky është kombi ynë shqiptar.

Programi i Partisë Demokratike, nuk është program i huazuar dhe as i kopjuar nga partitë tjera, por ky është program original i popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës në të cilin përfshihet vullneti i kësaj popullate, gjithnjë i bazuar në konventat ndërkombëtare dhe atao evropiane, me standardet më të përsosura të botës demokratike. Popullata shqiptare e Luginës së Preshevës është pjesë e historisë së kombit shqiptarë, popullatë e cila asnjëherë nuk hoqi dorë nga aspiratat e saja për liri dhe barazi. Programi i Partisë Demokratike është i dalë nga vullneti i popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, i bazuar në referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, në marrëveshjen paqësore të Konçulit dhe Dekleratën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve komunale të Luginës së Preshevës Të nderuar të pranishëm, ju ishit ata të cilët sfiduat ngjarjet e vitit 1990, pjesëmarrës të referendumit nga viti 1992, si dhe pjesëmarrës dhe përkrahës të UÇPMB-së në vitet 2000-200, ku Brukselin dhe Vashingtonin e nxitën që të kyçen për herë të pare në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës. Si të tillë, besoj dhe jam i bindur plotësisht se tash dhe në të ardhmen fuqimisht do ta përkrahin Partinë demokratike dhe Programin e saj. Formimi i Partisë Demokratike kurrë nuk do të jetë për shpartallim të pushteteve ku udhëheqin shqiptarët, përkundrazi ky subjekt në të ardhmën do të jetë ombrellë për zgjidhje të problemeve të popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.


Identiteti i popullit shqiptarë është mëse i rëndësishëm për të gjithë ne që jetojmë në këto treva, por për Partinë

Demokratike ky është thelbi i prioriteteve që ka në programin e saj. Një komb identifikohet me gjuhë, kulturë dhe traditë dhe këto janë prioritetet e partisë Demokratike. Për ta realizuar këtë program duhet vullnet dhe punë e palodhshme. Për këtë partia Demokratike në radhët e saja ka njerëzit me ideale dhe vyrtite kombëtare, të cilët jan të gatshmëm të mos kursejnë asgjë për idealin e kombit shqiptarë. Të nderuar delegatë dhe ju të pranishëm, për herë të parë në skenën politike shqiptare në Luginën e Preshevës, Partia Demokratike ka dalë me një qëndrim të rëndësishëm., duke i rezervuar tre vende për diasporën shqiptare  në Këshillin qendror dhe një antarë në Kryesinë e Partisë Demokratike, dhe kjo tregonë qartë se diaspora jonë nuk do të lihet pas dore, sepse ajo ka qenë gjithmonë përkrahëse e aktiviteteve dhe zgjidhjes së problemeve të kësaj popullate .   Të nderuar delegatë dhe ju të pranishëm, po e përmbylli këtë fjalim me moton: “Ne jemi të fjalës dhe të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë subjektet politike që kanë orientim programor demokratik”. Ndërkohë me këtë rast ishte organizuar edhe një koktej rasti, ndërsa më pas pasuan edhe ndezja e fishekzjarreve pranë shëtpisë së Kulturës në Bujanoc. (Riad Demiri & TV Spektri)

SHPËRNDAJE