Organet e pushtetit lokal,sipas informacioneve të “Presheva jone”, do ti formojnë  partitë politike Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe partitë e bllokut serb të Bujanocit të cilët ditë më parë kanë arritur marrëveshje  për formimin të koalicionit qeverisës.                  

AVNI JUSUSFI

Buajnoc,8 qershor

Sot në Bujanoc bëhet konstituimi i organeve të pushtetit lokal bazuar në rezultatet e zgjedhjeve  të 6 majit 2012. Në ulëset e parlamentit lokal të Bujanocit do të ulen 41 këshilltarët e rinj të cilët kanë marrë besimin e votuesve të kësaj komune. Organet e pushtetit lokal,sipas informacioneve të “Presheva jone”, do ti formojnë  partitë politike Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe partitë e bllokut serb të Bujanocit të cilët ditë më parë kanë arritur marrëveshje  për formimin të koalicionit qeverisës. Sipas këtij koalicioni,60 për qind e qeverisjes lokale do ti takon Partisë demokratike,ndërkaq 40 partive serbe që edhe kësaj here pushteti lokal do të jetë multietnik që kishin formuar vite më parë partitë shqiptare. Sipas burimeve tona,vendet udhëheqëse të komunës së Bujanocit do ti takojnë shqiptarëve si kryetari i komunës dhe kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit,ndërkaq resorët e tjerë së bashku me PD do ti udhëheqin serbët dhe shqiptarët.Është interesant të theksojmë se këtë koalicion kishin pasur mundësinë ta formojnë vetëm shqiptarët,mirëpo teket e liderëve  të shqiptarëve këtë nuk e kanë dashur,ku shih për këtë,dje kishte dështuar një mbledhje e tillë bazuar në këto teke. Sido që të jetë,sot Kuvendi i Bujanocit do të zgjedh udhëheqësinë e re,kryetarin e Kuvendit,ndihmësit si dhe sekretarin e kuvendit komunal,kuptohet pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve të rinj. Mbledhja do të udhëhiqet nga këshilltari më i vjetër i përkatësisë serbe,

SHPËRNDAJE