“Duam libra”, “Duam flamurin”, “Duam univesritet”,  ”hapni vende të reja të punës”,  « duam universitet », “stop largimit të rinisë”,  “ndal vrasjet e politikajve dhe biznismenëve !”, “Stop burgosjet e montuara poltike” “Lironi të burgosurit politik” !  «We need booksin albanian »…ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqiojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyre ose i brohoritnin here pas here pas cdo fjalimi të liderëve para protestuesve.

Bujanoc, 13 shtator/ AIK-Presheva Jonë

FOTO E PARË nga protesta  e posafilluar sot në Bujanoc ju sjellë agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”, ku në sheshin e Bujanocit janë tubuar mijëra qytetarë, krysiht të rinjë, nxënës, stgudentë, e mësimdhënës..të cilëve ju anë bashkangjitur edhe i tërë spektii politik i Luginës së Preshevës  për t’i thënë STOP dhunës dhe diskriminimit të politikës së regjimit të Beogrdait. Ju sjellim  foton e parë nga fillimi, tubimi i protestës së sotme të filluar në orën e sakt ashtu siq ishte paraparë nga organizatorët.

BUJANOCI DHE FLAMURI BASHKOI SOT SPEKTRIN POLITIK SHQIPTARË

Këtu në foto që ka siguruar para pak minutash  fotoreporteri i agjencisë sonë “Presheva Jonë” vërehet turma e protestuesve, kryesiht e nxënësit të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit,  Preshevës, Medvegjës ku sot për 2 orë bojkotuan mësimin në shenjë proteste dhe solidarizimi me kërkesat e popllit shqiptar etnik të Kosovës Lindore.

Mijëra nxënës, studentë të cilëve jui rpijnë  në radhë mësuesit dhe profesorët e tyre, pastaj mijëra qytetarë të të ardjhur nga Presheva dhe Medvgja ishin  tubuar sot në sheshin e Bujanocit me flamuj kuq e zi djhe parrula kundër regjimit diskrimunues janë tubuar për të protestuar me moton: “Çohu, lexo, mëso, Jeto Shqip”. “Duam libra”, “Duam flamurin”, “Duam univesritet”,  ”hapni vende të reja të punës”,  « duam universitet », “stop largimit të rinisë”,  “ndal vrasjet e politikajve dhe biznismenëve !”, “Stop burgosjet e montuara poltike” “Lironi tË burgosurit politik” !  «We need booksin albanian »…ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqiojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyre apo i brohoritnin ato here pas here pas cdo fjalimi të liderëve para protestuesve…ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqiojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyxre ose i brohoritnin here pas here pas cdo fjalimi të liderëve para protestuesve. ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyre ose i brohoritnin herë pas here pas cdo fjalimi të liderëve para protestuesve.

Rrugëve të qytetit vërehen përforcime të mëdha policoe, madje edhe ushtarake dhe picgauer të armatës dhe gjandermerisë serbe. po ashtu rrugëve të Bujancoit vërehen edhe vetuar me regjistrime diplomatike, sidomos të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Beograd apo të instaluara në Luginën e Preshevës. Protestuesit në duart po mbajnë pos flamujve shqiptarë po ashtu edhe amertikan dhe të Evropës si dhe afishe, pllake me mbishkrime e parulla të larmishme për shkollim nëd gjuhën shqipe për flamur dhe universitet si dhe parulla tjera kundër politikës diskriminuese të regjimit serbë, sidomos më e zëshme ishte ajo për njohjen e diplomave të Kosovës. 

NË BUJANOC U KËRKUA EDHE RIBASHKIMI I LUGINËS SË PRESHEVËS ME KOSOVËN

Të pranishëm në protestën e sotme masovike ishin Riza Halimi, kryetar i PVD-së dhe deputet gjithpopullor në Beograd, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Besim Abdyli, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Florim Sahiti  nënkryetari i Komunës së Medvegjës, Orhan Rexhepi, kryetar i KKSH-së, Sender Destani kryetar i BDL-së, Jonuz Musliu, kryetar i kuvendit të Bujanocit dhe kryetar i LPD-së, Nagip Arifi, kryetar i PD-së, përfaqësues të OVL të UCPMB-së, Belgzim Kamberi, kryetar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejatve të Njeriut në Luginën e Preshevës si dhe shumë përfaqësues tjerë politike dhe të organiazave joqveritare (ONG) si dche vëzhgue sndërkombëtar në Luginë dhe Serbi.Gati gjithë liderët dhe përfaqësesit e organizave joqeveritare dënuat politikën serbe, duke kerkuar nga faktori ndërkombëtar për një przencë më të madhe.

Po ashtu lidershipi nga lugina e Preshvës në protestëne  sotme njëzërit kerkuan rrespektimine  reciprocitetit mes tedrejtave të serbëve në Kosovë dhe shq
iptareve të Luginës së Preshevës. Madhe nga dis aratarë u tha se nëse regjimi i Beogradi nuk ndal dhunën dhe poltikën antishiptare ndaj shqiptarve entik në Bujanoc, Preshvë e Medvegjë, nesër është përgjejgëse për eskalimin e situatës. Po ashtu gjatë protestës së sotme u kërkua edhe ribashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, në rast ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Sikur deputeti Riza Halimi ashtu edhe z. Galip Beqiri (KKSH) dhe Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit  ne fund të demonstratës, duke falenderuar pjesëmarrjen masovike të shqiptareve për protestë të qetë, i deklaruan agjencisë informastive kombëtare “Presheva Jonë” se “me ketë protestë deshëm që edhe kësaj ardhe ta alarmojmë komunitetin ndërkombëtar për situatën e mjerë dhe shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptareve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Shqiptarët e këtyre viseve fatkeqësisht edhe pas rënines së regjimit diktatorial të Millosheviqit po vazhdojnë të jenë viktimë e dhunës kur autoritet e Beogradit. Përkundër rekomandimeve të ndërkombëtarëve, të drejtat e shqiptarëve, madje edhe ato elemantare për arsim, punësim, flamur..po vazhdohet të privohen nga regjimi serbë..” 

 

REGJIMI SERBE DISKRIMINON MEDIAT NË LUGINËN E PRESHEVËS, DUKE JU KËPUTUR RRJETIN E INTERNEIT

Se vërtetë se kush është Serbia dëshmoi edhe sot kur mu në ditën e protestës kundËr diskriminimit serbë, BeograDi diskrimInon mediat, duke këputur, shkëputuR cdo lidhje interenti me qëllim të ndaljes së shpëndrtajeve të informacioneve nga ana e gazetarëve lokalë. por, gazeatrët janë gjindur si janë mundur duke përdorur telefonat celujlar, për të raportuar mediat etyre. Sidoqoftë, organiazatat  joqeveritare dhe të gazetarëve nga Lugina  e Preshevës për ket diskriminim dhe përpjekje të ngulfatjes së mediave do të njoftojnë ditëve të ardhshme dhe organiazatat ndërkombëtare në Paris (Reporters sans frontieres “) dhe atë në Burksell (Federation International des Journaliste).

 

 

 

SHPËRNDAJE