BUJANOC, 1 shkurt (AIP) -Në qytetin e Bujanocit siq ishte paralajmëruar  sot u mbajt  protestë e madhe gjithpopullore për kthimin e lapidarit të UCPMB-së dhe  kundër memorialit të xhandarmerisë (të ngritur mbi fshatin Llucan) ) dhe politikës diskriminuese serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Metali KRASNIQI
LAPIDARI DHE BUJANOCA BASHKUAN EDHE MË SHUMË LIDERËT DHE SHQIPTARËT NË LUGINË
Protestuesit e tubuar në sheshin e qendrës në Bujanoc në duar mbanin flamuj kombëtar dhe amerikan si dhe parullat ku dënohej terrori dhe politika serbe antishqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.  Kurse në afishet që mbanin në duar protestesit kerkohej kthimi i lapidarit të UCPMB-së, heqja e lapiderit serb në Llucan si dhe kërkesa “duam Preshevën në dialogun e Brukselit”, “duam Universitet”  si dhe për ajo për “bashkim të Luginës me Kosovën “
Në protesten e organizuar nga të gjitha subjektet polititke shqiptare morën pjesë gjithë liderët nga Kosova Lindore (Riza Halimi, Nagip Arifi, Galip Beqiri, Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa, Shaip kmaberi, Skender Desatni, Rami Zylfiu etj)  të gjithë njëzërit dënuan politikën sistematike  represive serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë duke kërkuar nga faktori ndërkombëtare nderhyrje dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel. Përkundër klithjeve të mediave serbe gjoja për “përqarje” të shiptarëve në Luginë protesta e sotme në Bujanoc dëshmoi të kundërten se lapidari dhe Bujanoca sot u bënë simbol i unitetit dhe bashkuan edhe më shumë liderët dhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, këtë na e konfirmuan edhe vetë përfaqësuesit e partive politike të cilët para masës ju drejtuan mijëra pjesëmarrësve.
MUSLIU: KARTA E OKB-së  DHE KONVENTA E HELSINKIT JU GARANTON POPUJVE AUTOKTON TË DREJTËN PËR VETVENDOSJE DHE KJO E DREJTË E JONA ËSHTË RIBASHKIMI ME KOSOVË !
Z.Jonuz Musliu lider i LPD-së dhe ish-drejtor politik i UCPMB-së pas protestës i ka dekalruar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “demonstrata e sotme sikur të parat dhe të tjerat në vijim kanë për qëllim t’i tregojmë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi në tokat tona dhe e drejta jonë eshtë të nderojmë dhe ngrisim përmendore për dëshmorët tanë. Ne si popull etnik të këtyre trojeve nuk kemi kah të shkojmë dhe se eshte e drejtë e jona legjitime e garantuar nga karta e OKB-së dhe e Helcinkit që të vendosim vet për fatin tonë dhe të drejtën tonë për vetvendosje nuk ka të drjetë as Beogradi e askush të na mohoj, e drejtë kjo siq e thash e grantuar edhe nga konventa ndërkombëtare për popujt autokton.  Dhe nuk ka tjetër alternativë në luginë, pos ribashkimit të tri komunave shqiptare  me shtetin tonë amë, me Kosovën..”

Të Nderuar Protestues

Sot jemi mbledhur, për të protestuar edhe njëherë kundër dhunës së ushtruar sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Serbia nuk po respekton në vazhdimësi amnistinë e pjesëtarëve të UÇPMB-së e që ne vazhdimësi po arrestohen ne vazhdimësi

Serbia po na mohon të drejtën për t’i përkujtuar publikisht dëshmorët e UÇPMB-së, Ajo largoj Lapidarin në qendrën e dëshmorëve në Preshevë;

Po ne i përkujtojmë ata se janë në zemrat tona, janë vizioni jonë për liri.

Serbia, po bastisë ditë e për ditë me përdorim të dhunës së forcave speciale të Xhandarmërisë

Po ne nuk dorëzohemi, ashtu siç nuk u dorëzuan paraardhësit tanë.

Serbia sot po cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve me ndërtimin e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.

Po ajo do ta largojë atë, sepse duhet larguar.

Kreret i shtetit serbë Daçiç dhe Nikolliq kërcënojnë publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Po Ne i themi JO.
Jo Diskriminimit
Jo Militarizimit
Jo Spastrimit Etnik të Shqiptarëve nga trojet e veta.

Protestues

Sot kundërshtojmë bashkërisht Memorialin e Xhandarmërisë serbe në Lluçan. Simboli më denigrues për ne, simboli me poshtërues për ne.

Ne jemi shqiptar, ne jemi mysliman

Ne nuk jemi as fundamentalist e as terrorist.

Ne duam dialog e jo provokim. Ne duam Reciprocitet me serbët e Kosovës e jo poshtërim.

Bashkërisht kërkojmë drejtat tona.

Kërkojmë nga Serbia respektimin e Marrëveshjes së Konçulit. Respektimin e konventave ndërkombëtare.

Kërkojmë realizimin e Planit të vitit 2001, integrimin në jetën publike dhe zhvillimin e premtuar ekonomik.

Edhe njëherë kërkojmë Heqjen e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.

 

Protestues të nderuar.

Kuvendi i Këshllitarve Shqiptar në deklaratën e 12 janarit të këtij viti kas rikonfirmua parimet e platformës të vitit 2006.

Ka konsideruar si provokim të rëndë ngritjen e memorialit të xhandarmërisë serbe në Lluçan për pjesëtarët e dyshuar për krime lufte ndaj popullatës shqiptare dhe ka kërkuar largimin e tij.

 

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë ta zgjidhin çështjen e Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

 

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar spektrin politik shqiptarë të Luginës së Preshevës që konform situatës së krijuar politike dhe të sigurisë, që të marrin masa në rishqyrtimin e bashkëpunimit me organet shtetërore, sidomos në ndërmarrjen e masave për unifikimin e veprimeve politike, në funksionimin e institucioneve në të gjitha nivelet.

 

Ndërkaq aksionet tona të përbashkëta do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme inicimin e peticionit për largimin e memorialit të xhandarmërisë serbe nga Lluçani.

Në fund të protestës  e cila u përcollë nga shumë media, shiptare, serbe dhe botërore dhe përkundër  pranisë së madhe të forcave policore dhe të maskuara  në vende publike , protesta kaloi pa incidente,kurse  orgaizatorët do t’i drejtohen me një letër,kërkesash në tri gjuhë botërore misoneve diploamtike në Beograd, Bruksel dhe Gjenevë duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar për shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës.
Të nderuar protestues këtu edhe përfundon protesta jonë paqësore, andaj ju lutemi që në mënyrë të qetë të shpërndahemi.
SHPËRNDAJE