BUJANOC: Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka promovuar selinë e re

Këshilli Nacional i Shqiptarëve, ka promovuar, të premten, selinë e re, me ç’rast në ceremoninë e inaugurimit të kësaj zyre, sipas përfaqësuesve të këtij Këshilli prezantuan mysafirë të shumtë. Shefi i Këshillit Nacional, Galip Beqiri, gjatë hapjes solemne të kësaj zyre theksoi se “ky Këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, në përputhshmëri me ligjet e saj.”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Bujanoc, 15 shtator
“Falë donacioneve të BE-së, përmes Programit “Progres”, në ish-ndërtesën e Komitetit në Bujanoc, është rinovuar zyra e KKSH-së, në ambiente jashtëzakonisht moderne, të cilat tash e tutje do t`i shfrytëzoj KKSH-ja”, theksuan përfaqësuesit e këtij Këshilli, duke shtuar se “kostoja  e pajisjeve të sponsoruara nga Programi Progres i Bashkimit Evropian, të ketë qenë rreth 10.000 € ndërkohë që një pjesë është mbuluar nga buxheti i KKSH-së, derisa donacioni i Progresit është orientuar në mobilim dhe pajisjet elektronike për komunikim”.
Shefi i Këshillit Nacional, Galip Beqiri, gjatë hapjes solemne të kësaj zyre theksoi se “ky Këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, në përputhshmëri me ligjet e saj.”
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Esad Xhuxheviq, në fjalën e tij përshëndetëse duke ia uruar zyrat e reja të KNSH-së, theksoi duke uruar që ky institucion të jetë i suksesshëm në realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve.
Xhuxheviq, duke elaboruar për të drejtat e pakicave ne Serbi, theksoi se pakicat në Serbinë qendrore kanë obligim që të bashkëpunojnë dhe të rrisin nivelin e të drejtave të tyre, duke kërkuar që të gëzojnë atë nivel të të drejtave që kanë pakicat në Vojvodinë.
Ceremoninë e inaugurimit të zyrave e kanë nderuar me prezencën e tyre edh e përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare të Bashkësisë Maqedone dhe asaj Rome në Serbi. Ndërkohë që prezent ishin përfaqësues të disa ambasadave dhe të programeve të tyre për zhvillim dhe asistencë  që janë destinuar në këtë rajon.
Do theksuar se në hapjen solemne të zyrave të KNSH-së, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisjeve lokale në Bujanoc dhe Preshevë.
Metali Krasniqi

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni