….ka deklaruar sot për agjencinë informative  “Presheva Jonë” ministri i RK z.Ramë BUJA

Ndërsa, rreth diplomave të Kosovës qën nuk ju njeh Serbia studentëva nga  Lugina e Preshevës z.Buja shprehet se “edhe ketu  jemi të qartë se as ministria dhe qeveria jonë nuk  do t’i njoh ato të serbëve, përderisa Beogradi  nuk i njeh atyre nga  Presheva, Bujjanoci  dhe  Medvegja që kanë diplomuar në  universitetet tona..”

Prishtinë, 25 shtator/AIK-Presheva Jonë

Ramë Buja,  Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën së Kosovës në një intervistë ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ka deklaruar  se  “liderët e Luginës së Preshevës duhet ndryshojnë formën, strategjinë e protestave, sepse ka vite që në këto vise të banuara me shqiptarë etnik, popullata proteston  kundër  diskriminit  nga  regjjimi serbë, por gjërat, zhvillimet duket se  po sillen në vend, nuk kanë ndryshuar  fare, sidomos në arsimin, tekstet shkollore…Këto protesta, reagime duhet përqëndrohen tek ndërkombëtarët, përmes takimeve të liderëve, sidomos jashtë, pastaj përmes petecioneve, ankesave, letrave tek ndërkombëtarët në Gjenevë, Bruksele, Uashington etj me qëllim të sensibilimiziit të cështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, vise këto më të izoluara dhe diskriminuara sot në  Evropë. Prandaj, ndaj Beogradin nevoiten sanksione dhe presion ndërkomëbtarë, sepse  Serbia s ështe kah mërzitet pse shqiptarët protestojnë. Serbia, meqenëse merr vesh me protesta, gjendjen e shqiptarëve në Luginë e kishte përmisuar shumë më herët”.

ABETARJA E POSADALUR NË LIGINËN E PRESHEVËS, DO TË JETË NJË TEKST PILOT, NË TRANZICION... 

Sipas ministrit Buja, arsimi në Luginën e Preshevës nuk ka ndryshuar fare nga regjimi i Milosheviqit “Nuk vërehet farë ndryshimi në arsimie n shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe  Medvegjë. Sikur t’mos ishte kështu nxënësit shqiptarë atje do të kishin universitetin e  tyre, janë disa  private që më shumë kanë për qëllim biznesi dhe përfitime, nuk  do  të kishin probleme me planprogramet dhe tekstet shkollore ku ato  janë nën  kontroll, të censuruara nga regjimi serbë, ku injorohet historia shqiptare”

I pyetur në vazhdim rreth Abetares të posa prezentuar në Luginën e Preshevës,m Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Ramë Buja për agjencinë “Presheva Jonë” është shprehur se “nxënësit e Preshevës, Banjuocit dhe Medvegjës…Abetaren e posadalur mund ta përdorin deri atëherë kur do të dale ABETARJA e re  gjithkombëtare..”

RAMË BUJJA:  TË RRESPEKTOJMË RECIPROCITETIN, ATA QË NA NJOHIN, DO T’I NJOHIM !

Në bisedë me ministrin e arsiimit të Kososvës, z. Buja  dhe homologu i tij nga Republika e Shqipërisë, Myqrem Tafaj, janë në  bashkëpunim të ngusht dhe janë  pajtuar që të formojnë grupe ekspertësh në përpilimin e programeve të përbashkëta mësimore si dhe teksteve të përbashkëta, duke filluar nga Abetarja. “Janë ngritur grupet e përbashkëta
të punës me rreth dhjetë skepertësh  të cilat kanë nisur punën për një ABETARE giithkombëtare, unike për gjithë shqiptarët në Gadishullin Ilirik, Shqipëri, Kosovë…natyrisht edhe për  fëmijët e vëllezërve tanë në Luginën e Pereshevës…Sa i përket abetares  aktuale në  këto vise ajo mund të konsiderohet si  një pilot abetare, pra tekst ky i përkoshëm, siq e tham deri me  daljen e ABETARES së re, për mbarë shqiptarët në ballkan…Ne mbesim me shpresë dhe  jemi duke punuar intenzivisht që ket projekt  madhor ta realizojmë në vitin  2012  me  një Abetare së për gjithë shqiptarët” ka  thënë në vaazzhdim Ramë Buja për agjencinë “Presheva Jonë”

Edhe cështja e (mos)  njohjes së diplomave sipas z.Buja, është një cështje e reciprocitetit e cila do të zgjidhet në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beorgadit. “Rreth diplomave tona qën nuk ju njeh Seribia studentëva nga  Lugina e Preshevës, ku edhe ketu  jemi të qartë se as ministria dhe qeveria jonë nuk  do t’i njoh ato të serbëve, përderisa Beogradi  nuk i njeh atyre nga  Presheva, Bujanoci  dhe  Medvegja që kanë diplomuar nnë  universitetet tona..” thotë në   fund ministri i arsimit të RK z.Ramë Buja.

 

 

SHPËRNDAJE