Në nja takim të realizuar në Budapest ndërmjet Kryeministrit të
Shqipërisë z.Sali Berisha dhe kryetarit të KKSH-së, Galip Beqiri,
kryeministri Berisha e ka siguruar Beqirin, se Shqipëria e sheh sferë
të pamohueshme të interesit kombëtar Luginën e Preshevës, njofton agjencia infomative “Presheva Jonë”

 

Budapest, 21 mars

 

Me ftesën e Ambasadës Shqiptare në Budapest, një delegcion i Këshilli Kombëtar Shqiptar i prirë  nga Galip Beqiri, kryetar  morën pjesë në një ceremoni jashtëzakonisht modeste, në prani të shumë diplomatëve, biznesmenëve, politikanëve të shtetit Hungarez dhe ati shqiptarë si Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me çrast ka dekoruar me titullin “Konsull nderi”, Avni Hafuzin, biznesmen nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Budapest.
Në nja takim të realizuar në Budapest ndërmjet Kryeministrit të
Shqipërisë z.Sali Berisha dhe kryetarit të KKSH-së, Galip Beqiri,
kryeministri Berisha e ka siguruar Beqirin, se Shqipëria e sheh sferë
të pamohueshme të interesit kombëtar Luginën e Preshevës. Dr.Sali
Berisha në darkë pune me Galip Beirin, është shprehur i emocionuar
lidhur me gjendjen e shqiptarëve të Luginës, ndërkohë që është zotuar se do të ndihmoj në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të
Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Konsull nderi”, Avni Hafuzi për disa vite radhazi është përfaqësues I
zyrës tregtare të Tiranës zyrtare në Hungari. Puna e  tij ka dhënë
rezultate në fushën që ai e mbulon, ndërkohë që me dekorata është
pajisur nga zyrtarë të lartë të shtetit Hungarez, ndërsa një Dekoratë
e mori gjatë vitit të kaluar edhe nga Presidenti Bamir Topi.

SHPËRNDAJE