Palët sot, para se të nisej takimi, po ashtu thanë që janë optimistë se do të mund të gjendet zgjidhje për disa çështje. Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Kosovës, përsëriti se po bëhet fjalë për afrimin e agjendave që kanë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, si dy shtete të pavarura. Në ndërtesën e Këshillit të Bashkimit Evropian është duke vazhduar raundi i dytë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e zyrtarit të Këshillit, Robert Kuper.

Pritet që takimi të përfundojë më vonë gjatë ditës, ndërsa në rast se do të ketë ndonjë rezultat konkret, Bashkimi Evropian në një komunikatë zyrtare do të kumtojë një gjë të tillë. Burimet nga BE-jë thonë se atmosfera në takim edhe kësaj radhe është konstruktive dhe se presin që në këtë dialog të avancohen disa çështje që shkojnë drejt zgjidhjeve të disa problemeve praktike në të mirë të një përmirësimi të jetës së përditshme të njerëzve.

Palët sot, para se të nisej takimi, po ashtu thanë që janë optimistë se do të mund të gjendet zgjidhje për disa çështje. Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Kosovës, përsëriti se po bëhet fjalë për afrimin e agjendave që kanë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, si dy shtete të pavarura. Tahiri tha se do të diskutohet edhe për ndikimin e Serbisë në sistemin e telekomunikimit dhe të energjisë në Kosovë, që sipas saj, është negativ dhe po ka pengesa për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin rajonal.

Në anën tjetër, homologu i saj nga Serbia, Borko Stefanoviq, tha se ai pret që të parashtrohen si tema në takimin e sotëm, edhe furnizimi me energji elektrike për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, por edhe mundësia e përfshirjes së kompanive të telekomunikimit të Serbisë në Kosovë. Me rëndësi është se dialogu ka filluar dhe se ai do të vazhdojë thonë zyrtarë të Bashkimit Evropian, pa dhënë ndonjë hollësi rreth dialogut në këtë moment. Stefanoviq, po ashtu, tha se do të vazhdohen bisedimet edhe për temat që ishin nisur në takimin e mëparshëm, e siç dihet atëherë ishte folur edhe për eksportin e mallrave për tregtinë e lirë, për vulat, për librat kadastralë dhe disa tema të tjera. Zyrtarë në BE pohojnë se atmosfera që po mbretëron në këtë dialog jep shpresë se në të së shpejti do të mund të ketë edhe rezultate konkrete, mirëpo për momentin, nuk mund të garantojmë se për çfarë do të pajtohen palët.

 

SHPËRNDAJE