Brukseli afron Kosovën dhe Serbinë, thonë Tahiri dhe Stefanovic

E pyetur se çfarë pret nga raundi i ri i bisedimeve, zonja Tahiri shprehet optimiste dhe beson që ato do të çojnë në paraqitjen e propozimeve finale të dyja palëve për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe ndërtimin e marrëveshjeve kornizë kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, vulave doganore etj.

“Pala kosovare i ka pranuar negociatat me kusht që ato të trajtojnë kryekëput çështjet teknike. Nëse në një moment çështjet politike si ndarja e Kosovës bëhen temë e dialogut, ai dialog për ne nuk do të jetë i pranueshëm për ne” ka deklaruar shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri. Megjthatë ajo thotë se “shefi i ekipit negociator serb deri më tash është treguar një negociator shumë konstruktiv i cili është i fokusuar më gjetjen e zgjidhjeve, ndërsa kjo jep arsye për optimizëm”, citon QIK-u deklaratën e Tahirit për gazetën “Blic” të Beogradit, duke komentuar deklaratën e shefit të ekipit serb Borko Stefanoviq se pala serbe nuk i shmanget bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Kjo deklaratë, sipas Tahirit, nuk rrezikon bisedimet e mëtejshme “gjithnjë derisa ato i përmbahen kornizava teknike, siç është paraparë me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB”, tha ajo.

 

Stefanoviq pret rezultate nga takimi i ardhshëm me Tahirin

Beograd, 26 prill 2011 – Pala serbe në dialogun me Kosovën pohon se në takimin e radhës pret që të arrihen zgjidhjet e para konkrete për disa çështje. Shefi i ekipit serb Borko Stefanoviq i ka konfirmuar gazetës “V. Novosti” se pret që në takimin e ri nga mesi i majit të dyja palët përfundimisht të arrijnë zgjidhje konkrete për disa nga çështjet e hapura. Planifikohet që në këtë takim të punohet për arritjen e kompromisit rreth disa çështjeve të hapura, siç janë librat amë, kadastra, liria e lëvizjes… “Me gjasë nuk do të hapim tema të reja, sepse nuk ka logjikë të të nisin çështje të reja dhe të grumbullohen problemet pa zgjidhje. Duhet ecur hap pas hapi, sado të vegjël të jenë ata, sepse kompromiset dhe marrëveshjet konkrete rreth çështjeve jetësore janë ato që i presin edhe shqiptarët edhe serbët në Kosovë, por edhe komuniteti ndërkombëtar në këtë dialog”, citon QIK-u deklaratën e Stefanoviqit dhënë “V.Novostit”.
Duke komentuar paralajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për formimin e një misioni për kthimin e pronës në hapësirën e ish-Jugssllavisë, si dhe faktin se numri më i madh i pronave të paluajtshme janë në Serbi, Stefanoviq thotë se në takimet e gjertanishme për këtë çështje nuk është thënë asnjë fjalë e vetme. “Çështjet e sukcesionit nuk mund të hapen me entitetin i cili nuk është shtet, prandaj as që kemi biseduar për këtë, as që do të bëjmë këtë. Në fazat e ardhshme të dialogut do të nisim çështjet e pronës së qytetarëve të Serbisë, Kishës serbe dhe ndërmarrjeve në territorin e krahinës (Kosovës). Kjo është prona e vetme për të cilën mund të bisedojmë”, thënë Stefanoviq.
Stefanoviq nuk ka dashur të komentojë mesazhin e shefes së delegacionit të Kosovës Edita Tahiri e cila deklaratën e tij se Beogradi nuk përjashton bisedimet për asnjë temë, madje edhe për ndarjen e Kosovës, e ka cilësuar se provokim, të dëmshme për stabilitetin e tërë rajonit. “Nuk ka kurrfarë dobie nga fërkimet nëpër media, me rëndësi është ajo që arrihet me marrëveshje pranë tryezës së bisedimeve”, thotë Stefanoviq.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni