Bruksel: Takim i ri mes Gruevskit dhe Papandreut

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot pasdite në Bruksel do të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Siç është paralajmëruar, edhe në këtë, takim i tetë me radhë tet-a-tet, të dy kryeministrat do të tentojnë t’i afrojnë pozicionet rreth kontestit për emrin.

Paraprakisht, kryeministri Gruevski do të ketë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian Jirzhi Busek, në të cilat pritet të bisedohet për gjendjen e brendshme në Maqedoni, për reformat dhe përparimin e vendit në procesin eurointegrues, si dhe për obstruksionet greke në këtë rrugë.

Kryeministri i Maqedonisë sot në Bruksel do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partive Popullore Evropiane.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni