Bruksel- Justifikimit të serbëve, që pas dështimit në marrjen e statusit kandidat u shprehen se “BE iu ka kërkuar të njohin pavarësisë e Kosovës”, iu përgjigj sot edhe Catherine Ashton.

Në emër të zonjës Ashton foli zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Maja Koçijançiç.

“Mund t’ju them se njohja e Kosovës nuk ishte kushti për marrjen e statusit kandidat nga Serbia. Mendoj se konkluzionet e samitit europian ishin shumë të qarta”- ka deklaruar Koçijançiç.

Sipas saj ajo çfarë ka kërkuar Bashkimi Eurpian prej Serbisë është zbatimi i disa marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën dhe normalizimi i marrëdhënieve me këtë shtet.

Kështuqë deri në samitin e muajit mars duhet dhënë dëshmi konkrete në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, Beograd-Prishtinë. Në të kundërt Serbia rrezikon sërish mosmarrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.

SHPËRNDAJE