Britania kundër statusit të Serbisë kandidat në BE

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” shkruan se përveç Gjermanisë, edhe Britania e Madhe, Austria dhe Holanda janë kundër vendimit të Komisionit Evropian që Serbia të fitojë statusin e vendit kandidat në BE.

“Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën”, ka thënë ministri i Jashtëm William Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin, transmeton INA njoftimet.

Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme.

Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, The Guardian i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.

“Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan” shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni