Dy shqiptarë në fillimet e editorisë veneziane

Të datosh veprën e parë të Historisë të Skëndërbeut do të thotë të krijosh një koncept krejt të ri mbi autorin e vërtetë të saj gje e cila hap prespektiva të reja e shumë më të pasura për shkencën albanollogjike.

Nga momenti kur doli punimi shkencor i Francesc Pall mbi Marin Barletin(1938) në shkencën shqiptare në lidhje me vitin e botimit të Historisë të Skënderbeut nuk ka pasur asnjë lloj polemike. I vetmi historian që vlen të përmëndet këtu është Fan Noli i cili kur botoi punimin e tij të parë mbi Skëndërbeun(1921) vendosi kufirin 1510 para të cilit vepra kishte parë dritën e botimit edhe pse nuk e kishte pasur shumë të qartë as vendin dhe as vitin e botimit të veprës të Barletit. Arsyeja? Gjon Muzaka në testamentin e tij ishte influencuar nga Barleti.

Punimi shkencor i F. Pall solli një kontribut shumë të çmuar në krijimin e profilit intelektual të humanistit tonë. Në lidhje me datën e botimit të veprës ishte i pari që përcaktoi aty një fakt tepër të rëndësishëm duke shënuar vitin 1508 para të cilit nuk mund të ketë asnjë lloj pretendimi mbi botimin e saj. Arsyeja? Në librin (kapitullin) e dytë të Historisë, Barleti flet për ngjarjet e ndodhura në Himarë në janar -shkurt të këtij viti të cilat janë dokujmentuar edhe nga Marino Sanudo në Diarii (vol. 7, col. 286). Pra ky fakt (ka edhe të tjera) është i mjaftueshëm për të injoruar gjithë supozimet e mundëshme që studiues të djeshëm apo të sotëm, të cilët nuk njohin as veprën e Historisë të Skëndërbeut dhe as studimet albanollogjike, shtyhen të sugjerojnë me hamëndie, shpesh edhe me qëllime dashamirëse, data për një botim të hershëm të veprës me emrin Marin Barleti prift shkodran. E keqja është kur dikush nga një pozitë akademike vihet t’i mbledhë këto sugjerime e t’i paraqase si hulumtime me vlera shkencore mbi gjoja “debatin” e historianve në lidhje me botimin e Historisë të Skënderbeut.

Mirëpo studimi i F. Pall pati anën e dobët se me biografinë e tij të hamendiesuar u pajtua me një Marin Barlet të panjohur dhe krejt jashtë ambientit të rilindjes italiane. Pranoi pa asnjë vështrim kritik si studimin e Apostol Zenos(1753) që kishte veçuara Barletin nga Beçikemi po ashtu edhe sugjerimin, le të themi përsëri dashamirëse, të F. Nolit mbi influencat e Muzakës nga vepra e Historisë të Skënderbeut. Bile albanologu rumun për ta përforcuar më tej mendimin e F. Nolit solli si provë të ashtuquajturën vepra e tretë e Marin Barletit Përmbledhje mbi jetën e papëve dhe perandorve (Compendium…1555)me anë të së cilës vërtetonte me anë të letrës dedikatore drejtuar Pietër Ëngjëllit, vdekur më 1512, botimin e Historsë së Skëndërbeut para këtyre datave pra para vitit 1510. Me që përmbledhja (Compendium..) e jetës së papëve e perandorvë vazhdonte edhe pas vitit 1513 por nga duar të tjera u hipotizua edhe vdekja e Marin Barletit aty nga viti 1512. Lëmshi kështu u mpleks shumë keq dhe me këto rezultate të karakterit vetëm filologjik u azhornua gjithë historiografia shqiptare.

Vdekja hipotetike e Marlin Barletit

Tre elementë: testamenti i Muzakës, letra dedikatore e Marin Barletit derjtuar Pietro Ëngjëllit dhe vdekja hipotetike e Marin Barletit aty nga viti 1512/1513 çimentuan vitin 1510 para të cilit vepra Historia e Skënderbeut kishte parë dritën e botimit.

Një Marin Barleti, pa datëlindje e datëvdekje, pa nënë e pa babë, pa motra e pa vëllezër, dhe mbi të gjitha pa një rreth intelektualësh të kohës që ta njihnin e t’i njihte, humanistë që ta kishin lëvduar apo ta kishin qortuar për veprën e vet, sa më parë ta vdisnim aq më pak talashe krijonte. I vetmi bashkëkohës i Marin Barletit që kishte hedhur një gjysëm ide mbi veprën e Historisë të Skënderbeut duke ja atribuar Marin Beçikemit ka qënë Paolo Xhovio(1483-1552). Kjo ide e vakur u eleminua pa shumë kujdes nga eruditi venecian Aposol Zeno e prej këtu shkenca shqiptare historiografike e filologjike, para se të lindëte si e tillë, ishte spostuar në një rrugë të shkretë.

Ndonjë mendim i ndryshëm (Dh. Shuteriqi, F. Babinger ) jashtë korit unanim të historianve tanë nuk prekën strukturën bazë të konkluzioneve të paracaktuara fillimisht nga Noli e të përforcuara më tej nga F. Pall. Kjo situatë anakronike e ngurtësuar reflektohet sot në tekstin e Historisë të Shqipërisë botim i Akademisë të Shkencave(Tiranë 2002, vol. I, f. 485-490) dhe po kjo mendësi reflektovi së fundi në nismën e Dot. Aurel Plasarit në shtator- tetor 2010 mbi mbajtjen e një konference shkencore mbi Barletin e mbi të gjitha mbi 500-vjetorin e botimit të Historisë së Skëndërbeut me që viti 2010 ishte edhe viti i fundit që na kujtonte këtë jubile të shquar(Shih: Rikthim tek Barleti çka pasur të vërtetë dhe trillim për Skënderbeun. Gazeta Standart 20.09.2010).

Fakti i regjistrimit të kësaj vepre gati nga të gjitha katalogët e bibliotekave të huja, apo nga shumica e tyre, në mënyrë hipotetike apo për traditë si një botim i viteve 1508-1510 nuk mund të jetë kurësesi një argumet apo një provë që mund të kundërshtojë studimet mbi këtëtë çështje.

Një pështjellim në shkencën shqiptar

Nga sa pamë më sipër del e qartë që gjithçka është bazuar vetëm në analiza historiografike e filologjike ku i vetmi element i pakundërshtueshm mbetet viti 1508 para të cilit vepra nuk mund të jetë botuar. Gjithe rezultatet e tjera janë shumë pak bindëse dhe mund të shndrohen objekt diskutimesh. Në lidhje me të gjitha argumetat e sipërpërmëndura kemi folur në veprën Barleti apo Beçikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptar (Tiranë, Kumipres 2010 ) ndërsa në veçanti për veprimtarinë fallsifikuese të familjes Ëngjëlli në mes të shek. XVI e për veprën Compendium… shih shkrimin Si e fallsifikuan historinë Ëngjëllorët(Milosao 24.X.2010)

Përsa i përket mendimt të Nolit për influencën e Muzakës nga vepra e Barletit nuk mund t’i vemë asnjë faj mbasi mendimi i parë që lind tek një historishkrues është ai që një vepër e madhe si Histroia e Skëndërbeut influencon por edhe gjeneron shumë vepra të tjera fakt ky i mirënjohur që reflektovi për shekuj me radhë në gjithë historiografinë kastriotiane. Ja pra Noli nuk kishte si ta shikonte aty për aty testamentin e Gjon Muzakës si një përjashtim nga regulli e tradita historiografike. Lëmshi u ngatërua më tej kur Noli në ribotimet që i bëri studimit të tij për Skënderbeun shtoi se Muzaka ishte influencuar edhe nga Dhimitër Frëngu. Kështu dy veprat e para mbi jetën e bëmat e Skëndërbeut u kapërxyen para vitit 1510.

Me një analizë më të kujdesshme filologjike nuk është vështirë të provohet e kundërta e pohimit të Nolit. Pra nuk është Muzaka ai që mori nga Barleti por e kundërta e saj. Ballafaqimi bëhet kryesisht në lidhje me humbjen e komandantëve të Skëndërbeut në betejën e Vajkalit si dhe në fjalët për trajtimin çnjerzor të robërve nga ana e sulltan Mehmetit./bs

SHPËRNDAJE