Presidentja braziliane, Dilma Rousseff ka firmosur një ligj që në parim lejon shitjen e birrës gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2014.

Organi qeverisës i futbollit, FIFA, kishte kërkuar një ndryshim në ligjin brazilian që ndalonte konsumimin e alkoolit në ndeshjet e futbollit.

Ligji i ri, mes shumë rregullave të tjera për Kupën e Botës, nuk përmend ndonjë kufizim të shitjes së alkoolit.

Korrespondentët e mediave të huaja deklarojnë se guvernatorët e shteteve që përbëjnë vendin latin mund ta ndalojnë gjithësesi shitjen e birrës gjatë evenimentit të madh sportiv.

Shitja e kësaj pijeje gjatë ndeshjeve të futbollit është konsideruar si ilegale në Brazil që prej vitit 2003. Kjo ishte ndërmarrë si një masë për të frenuar dhunën mes tifozëve rivalë dhe huliganizmin.

Më herët gjatë vitit, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke bëri të qartë se e drejta për të shitur birrë duhet të garantohet në legjislacionin për Kupën e Botës, në Kongresin brazilian.

SHPËRNDAJE