Bota ngushëllon Erdoanin për vdekjen e së ëmës

Tenzile Erdoan e ëma e Kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan është përcjellur për në udhëtimin e fundit.

Trupi i Tenzile Erdoanit, pas namazit që u falë në Xhaminë Fatih të Stambollit u varros në varrezat Karacaahmet. Në ceremoni morën pjesë shumë persona të ardhur nga mbarë Turqia dhe jashtë shtetit.

Nga Kosova në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava.

Pas lajmit të vdekjes të së ëmës së Kryeministri Erdoan, shtëpia në Kësëkllë e familjes Erdoan pati një fluks të madh vizitorësh.

Edhe Presidenti turk Abdullah Gyl, pas kontakteve në Ankara ka shkuar në Stamboll ku ka vizituar Kryeministrin Erdoan.

Paria shtetërore e përbërë prej personaliteteve të politikës, biznesit, sportit dhe artit pas lajmit kanë shkuar në shtëpinë e Kryeministrit Erdoan për ngushëllime.

Ndërkohë, edhe Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef e cila dje kreu kontakte zyrtare në Ankara, në orët e mbrëmjes shkoi në Stamboll. Stacioni i parë i Presidentes ishte shtëpia e Kryeministrit Erdoan në Kësëkllë.

Nga ana tjetër edhe shumë liderë botërorë e kanë marrë në telefon Kryeministrin Erdoan. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Dervish Erollu, ishin ndër ata që ndanë hidhërimin me Kryeministrin Erdoan.

Kurse Kryetari i Shtetit të Sirisë, Beshar Esad, Kryetari i Federatës së Rusisë, Dimitri Medevev, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe shumë liderë të tjerë i kanë dërguar Kryeministrit Erdoan mesazhe ngushëllimi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni