NEW YORK CITY, 27 dhjetor /AIK-Presheva Jone)

Nga stuhia më e ftohtë dimërore në 25 vitet e fundit janë goditur edhe dy qytetet kanadeze Toronto dhe Otava


BEQIR SINA, New York

Autokolona të policisë kanadeze dhe helikopterë ushtarakë mbrëmë evakuan shoferë dhe udhëtarë në afërsi të Sarnit në krahinën Ontario të Kanadasë, të cilët prej të hënës mbetën të ngujuar në autostradë. Nga stuhia më e ftohtë dimërore në 25 vitet e fundit janë goditur edhe dy qytetet kanadeze Toronto dhe Otava.  Nga ana tjetër, vala e ftohtë arktike u përhap dhe në pjesën lindore të SHBA-së që solli sërish borë në shtetin e Nju-Jorkut dhe Pensilvani, ndërsa temperaturat e ulëta shkaktuan dëme në të mbjellat me agrume në Floridën Jugore, ku prodhohen 70 për qind nga prodhimi i përgjithshëm i SHBA-së.

Shërbimi meteorologjik amerikan paralajmëroi sërish borë në shtetin amerikan Indiana, ku shtresa e borës gjatë fundjavës arriti deri në 55 centimetra. Dëborë intensive prej mbrëmë bie edhe në bregdetin lindor të SHBA-vë. Në rrethinën e New York-ut mijëra automjete, në të dy anët e rrugëve por dhe në mes të saj prej mbrëmë mbetën të bllokuara nëpër rrugë, kurse shumë autostrada janë mbyllur. Ekipet e shpëtimit po ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë për të shkuar në spitale ndërsa ekipet për pastrimin e dëborës po punojnë me intensitet të plotë. Gjendja më e vështirë është për në veri në rajonin e Bafallos, në veri të qytetit të Nju Jorkut, ku sipas metereologeve deri sot në mëngjes ka rënë rreth gjysmë metër borë.

Stuhia e parë e madhe, për sezonin e dimrit 2010, edhe tre ditë para se ky vitë të kaloi, mund të jetë një një ndër stuhitë më të mëdha në 50 vjetët e fundit, thanë ekspertët e klimës në Nju Jork. Ajo filloi dje pas dite dhe pa pushim vazhdoi me rreshje të dendura dëborë që mbuluan gjitë qytetin qysh dje të dielën pasdite në të gjithë zonën e qytetit të Nju Jorkut.New York City ishte një ‘…wonderland’ vend me bukuri të rallë piktoreske, shkruanin gazetat sot, megjithëse ‘dëbora do ta bëjë shumë të vështirë komunikimin të hënën në mëngjes’. Banorët e New York City-t, janë të izoluar sot me veten e tyre dhe për një distance te shkurtër jashtë pragut të shtëpisë. Bora e madhe e parë e dimrit, ka mbyllur tre aeroportet ndërkombëtare, New York, LaGuardia dhe JFK Airport, qe të dielën dhe aeroportet nuk janë të gatshëm as sot në mengjes

Autoritetet thanë se do të ndërpriten të gjitha udhëtimet të hënën në mëngjes, nëse bora vazhdon të bie në zonën e Neë York City. Meteorologu John Davitt, i tha kanalit televizivë të qytetit se dëbora e madhe do të vazhdojë deri në orën 05:00 të ditës së hënë. Erërat e forta do të shkoin deri në 50 në 60 mph (për orë) dhe pritet do të krijojnë dëme të mëdha .Të gjitha aeroportet e zonës, lokale dhe ndërkombëtare, trenat e linjave të gjatë dhe të brendëshme në qytete, Amtrak, Long Island Rail Road, Metro-North dhe që të gjitha metrot e qytetit dhe sistemi i autobusve urban dhe ineterurban, që të gjitha ose janë pezulluar ose kanë raportuara shkallë të ndryshme të funksionimit prej orëve të hershme të mëngjesit së ditës së hënë.

Rreth 200 pasagjerë mbeten të bllokuar dhe është dashur të evakuohen, kur një tren i nëndheshëm i linjës Q mbeti në metro i mbërthyer në nja lagje në Brooklyn. Zyrtarët thanë sistemi elektrik “ConEd” pati defekte në disa zona të qytetit dhe rreth 4.000 konsumatorë në lagjen e Queensit, mbeten pa drita. Ashtu si gjatë stuhisë, edhe një pjesë të vogël të konsumatorëve në mbeten pa drita në Brooklyn dhe Bronx. Në një konferencë për shtyp të dielën pasdite, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg kërkoi nga njujorkezët të përdornin linjat tranzit vetëm brenda qytetit në masë dhe të lënë mënjanë makinat e tyre në shtëpi ose në rrugë. Ndërkohë, më shumë se 1.400 fluturime nga aeroportet nderkombetare dhe lokale u anulluan. Gjate nates se kaluar reshjet e bores dhane efektin e tyre te cilat ishin parashikuar dite me pare. Ndersa temperaturat me te larta per diten e sotme do te jene -5 grade Celcius dhe me te uletat -12 grade Celcius. Parashikimet flasin per reshje bore deri 50 ne 45 centimetra.

Tashme jane krijuar mjaft probleme si ne trafikun rrugor ashtu dhe ate ajror. Aeroportet nderkombetar i Nju Jorkut i kane ka anulluar te gjithe fluturimet prej tij deri ne nje afat te papercaktuar. Departamenti i transporteve per New York-un eshte vene i gjithi ne levizje per te eleminuar sadopak efektet negative. Linja e urgjences 911 deri ne keto momente ka regjistruar 10.000 telefonata, nje shifer kjo mjaft e larte e cila pritet te jete ne rritje gjate oreve ne vazhdim. The Wall Street Journal shkruan sot se; ‘Sot mendohet të thyen të gjithë rekordet, dëbora do të arrijë shtresën 26,9 inç (më shum se rekordi i vendosur në shkurt të vitit 2006)‘.

SHPËRNDAJE