Sot është hedhur bombë oborrin e një shqiptari (B.M) në Veri të Mitrovicës, në lagjet e boshnjakëve, te “Tre Rrokaqiejt”.

 

Mitrovicë, 23 qershor

Nga burimet policore të Kosovës agjencia informative “Presheva Jonë”, kanë mësuar se aty ishte hedhur granatë nga persona të panjohur, por fatmirësisht ajo nuk ishte aktiviziuar.

Nuk jepen të dhëna të tjera e as koha e përafërt e ndodhjes së sulmit, vetëm fakti se ajo është hedhur në lagjen e boshnjakve te “Tre Rrokaqiejt”. Hetimet, siç raporton “Presheva Jonë”, vazhdojnë.

SHPËRNDAJE