Cristiano Ronaldo nuk ka garantuar se e ardhmja e tij i përket Real Madridit, edhe pse e pranoi se mbrëmë nuk ka qenë momenti i duhur për t’i thënë ato fjalë.

Superylli portugez ka thënë e pranon se nuk është dashur të fliste për të ardhmen menjëherë pas triumfit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

“Fola edhe pse nuk është dashur të flisja, por diçka do të ndodhë”, ka thënë Ronaldos disa orë pasi tha se ka qenë kënaqësi për të të luante në Real Madrid.

“Nuk ishte momenti i duhur, por u tregova i sinqertë. Nuk flas shumë, por kur flas, flas. Natyrisht se kam diçka për të thënë, por nuk ishte momenti i duhur edhe pse nuk pendohem. Çfarë ndodhi? E mban në vete dhe vazhdon ta mbash, por pastaj vjen një moment kur e humb kontrollin”, shtoi Ronaldo.

Edhe pse ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, Ronaldo ka thënë se nuk mund të garantojë se do të jetë në Madrid edhe sezonin e ardhshëm.

“Nuk mund të garantoj asgjë. Nuk e fsheh. Do të flas në ditët në vazhdim”, tha ai.

“Jeta nuk është vetëm lavdi. Flas dhe e përshëndes atë [presidentin e Madridit Florentino Perez], si profesionist që jam”, shtoi ai

 

SHPËRNDAJE