Sipas liderit të LKSH-së z.Orhan Rexhepi  të akuzuarit “për krime lufte kundër Serbëve dhe të tjerëve” janë lexuar disa deklarata-dëshmi të shkruara dhe janë paraqitur edhe dy dëshmitarë të mbetur nga dita e djeshme, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Beograd, 7 qershor

 

Në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sot në ditën e gjashtë të rigjykimit kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Sipas liderit të LKSH-së z.Orhan Rexhepi  të akuzuarit  “për krime lufte kundër Serbëve dhe të tjerëve” janë lexuar disa deklarata-dëshmi të shkruara dhe janë paraqitur edhe dy dëshmitarë të mbetur nga dita e djeshme, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Edhe pse Gjykata e Apelit në Beograd, ka konstatuar qartë se nuk mundë të konsiderohen “krime lufte”, aktet e kryera gjatë periudhës kohore pas përfundimit të luftës, Gjyqi i Qarkut në Beogard po mundohet ta zgjasë rigjykimin me manipulime fare të pa-arsyeshme, edhe pse ky rigjykim është dashur të kryhet para një muaji. Megjithatë, vazhdimi i rigjykimit u caktua për datat 27, 28 dhe 29 Qershor 2012, ku sigurisht do të paraqiten  fjalët përfundimtare edhe të Prokurorisë, edhe të Mbrojtjes, edhe të të Akuzuarëve, njofton në fund agjencia informative “Presheva Jonë”

 

SHPËRNDAJE