EKSKLUZIVE Chrisoph BLOCHER, lideri i partise me te madhe ne Zvicer flet për “Presheva Jone”

“Kosovarët në vendin tonë janë punëtorë, njerëz të ndershëm, të vyeshëm, futbollsitë të mirë! Pradnaj, nuk duhet përzier me kriminelët me njerëzit  e ndershëm, njerëzit e vyeshëm dhe punëtorë.  Ne, nëse kritikojmë disa kriminelë të Kosovës, kjo nuk don të thotë se ne,  apo partia ime UDC /SVP është kundër kosovarëve. Përndryshe, sikur të ishte kështu, unë nuk do të kisha në firmat e mia dhjetra punëtor nga Kosova dhe unë nuk do të kisha as miq nga  Kosova…” ka deklaruar lideri më i popullarizuar në Zvicër Christoph Blocher për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Bernë, 3 tetor / AIK-Presheva Jonë

Lideri me i popullarizur  në Zvicër  z..Christoph BLOCHER, nenkryetar i UDC/SVP, partise qe drejton sot qeverine e Konfederates zvicerane flet ekskluzivish dhe per here te pare,  për nje agjenci shqiptare, per agjencinë informative “Presheva Jone”. Në ketë interviste me z.Blocher, ai pos qe flet per zgjedhjet e arshme ne Zvicer duke treguar edhe synimet tij per te sigurar nje vend ne Keshillin Nacional ai flet apo komenton bashkarisht me agjencine tone afishet me mbishkrimet ku permenden kosovaret si ajo ne stilin « Raus Albanen !» , ‘Kosovaren schlitzen Schweizer auf!’, « Kosovaren retten Schweizer Nati!» 

 

« Des Kosovars poignardent un Suisse», « Kosovo Albanen Nein ! », etj.  Blocher po ashtu flet edhe per imazhin e shiptareve ne Zvicer, per situaten ne Kosove, per raportin e Dick Marty, per bashkimin eventual te Kosoves me Shqiperine dhe ceshtje tjera me mjaft me interes kombetar dhe nderkombetar…

Blocher: Nuk është ndershme të futen gjithë në nje thes kriminelët me njerzit e mirë, punëtorë dhe të ndershëm

Presheva Jonë : z. Blocher, cfarë pritni nga zgjedhjet e ardhshme, megjitzhse edhe ju keni paraqitur kandidaturën e juve për në Këshullin nacional. Jeni optiomist se do të fitoni ?

CHRISTOPH BLOCHER: Po, por është shumë e vështirë, edhe pse ne kemi aktulaisht dy anëtarë. Megjithatë, unë jam një kandidat për Këshillin Kombëtar, dhe për këtë fitore unë jam shumë optimist.

Presheva Jonë: Gjatë fushtës së partisë së juaj nuk muingojnë edhe afishet ku përmenden kosovarët, sikur ato : « Kosovaren retten Schweizer Nati! », « Raus Albanen !» « Kosovo Albanen Nein ! »…Për cka flasin ato,  si do të komentoni ju ato afishe, meqë kosovarët janë të pezmetuar  rreth përmbajtjes së tyre ?

CHRISTOPH BLOCHER:  Jo, jo unë nuk jam kundër kosovarëve, por kundër kriminelëve!  Nuk duhet përzier me kriminelët njerëzit  e ndershëm, njerizit e vyeshëm dhe punëtorët. Gazetat zvicerane kanë shkruar shumë pak në lidhje me një krim të kryer kohët e fundit në Interlaken vepër kjo jo e mirë bërë nga dy kosovarë.  Pra, edhe ju po shihni se pse kemi bërë këto postera.  Ne duhet të bëjmë diçka kundër kriminelëve të huaj. Ata duhet së pari të dënohen dhe të largohen duke shpjeguar popullatës. Dhe këto postera, si ju përmend, UDC ato jnaë  vënë krejt rastësisht. Sepse në Zvicër, kemi  probleme edhe me kriminelët serbë, turq, rumune, nuk janë ata vetëm nga Kosova … Siç e dini, vitin e kaluar, në Zvicër ne kemi numëruar 24.000 kriminelë, në mesin e tyre ka pasur 16.000 mijë kriminlë kanë qneë nga radhët e të të huajve, gjysma e të cilëve janë të ilegalisht, “sans papier”  në vendin tonë . Kjo është një gjë shumë e tmerrshme.  Dhe me siguri në vendin tuaj, në Kosovë, si në Serbi apo Rumani, një gjë të tillë nuk do ta tolerohet, apo jo ?! Të gjitha këta kriminelë nuk janë të mira jo vetëm për imazhin e Zvicër por edhe të  Kosovë dhe vendeve tjera të origjinës. Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë së bashku. Një hap i mirë në bashkëpunimin ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është marrëveshja e fundit midis Bern dhe Prishtinës për transferimin e delikuentëve, ku autorët e kriminalitetit  tassh e tutje mund të vuajnë dënimet  të Kosovë, në vendin e tyre.

Blocher: Unë nuk jam kundër që shiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë të jetojnë në një shtet

Presheva Jonë : Siq e dini në Zvicër jetojnë dhe veprojnë rreth 200 mijë shqiptarë, kyresiht nga Kosova. Vërtetë z.Blocher, cfarë mund të na thoni për kosovarët, shiptarët në përrgjithësi në Zvicër, cfarë imazhi sipas jush, kanë ata sot në vendin tuaj ?

CHRISTOPH BLOCHER: Pavarësisht nga këto postera të bëra nga rastësia, siç kam përmenur më lartë,  mua personalisht, partinë time CDU, nuk kemi asgjë të veçantë kundër shqiptarëve të Kosovës e as kundër dikujt tjetër. Ju e dini, në vendin tonë, ka zvicerane dhe të huajt. Midis tyre, nuk janë të gjithë qytetarë të mirë, punëtorë dhe njerëz të ndershëm, por fatkeqësisht kermi edhe kriminelë. Dhe ne jemi të vendosur  të luftojmë kundër tyre.  Në këtë drejtim edhe institucionet dhe asociacionet e Kosovës e vendosur në Zvicër mund të na ndihmojnë. Për një integrim të mirfiolltë nuk mjaftojnë vetëm mitingje politike. Kjo është arsyeja pse institucionet e Kosovës dhe shoqatat në Zvicër duhet të angazhohen në debate të hapura dhe për të këshilluar të rinjtë që të qëndrojnë  sa më larg krimit të organizuar.  Kosovarët, menjëherë pas italianëve,  në vendin tonë sot janë një komunitet i rëndësishëm dhe më i madh të cilët  kanë një imazh të mirë. Kosovarët në vendin tonë janë punëtorë, njerëz të ndershëm, të vyeshëm, futbollsitë të mirë ! Por ne, nëse kritikojmë disa kriminelë të Kosovës, kjo nuk don të thotë se ne unë apo partia ime UDC /SVP është kundër kosovarëve. Përndryshe, sikur të ishte kështu, unë nuk do të kisha në firmat e mia dhjetra punëtorë nga Kosova dhe as nuk do të kisha miq kosovarë.

Presheva Jonë : Po si e shifni ju siatuatën aktuale në Kosovë, at në Mitorvicë, pas tri vitesh të pamavrërsisë së këtij vendit ë njohur edhe nga Zvicra ?

CHRISTOPH BLOCHER: Situata në Kosovë ka bërë progres, por qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe social, sidomos ajo duhet të luftojë kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit. Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës duhet të japin prioritet luftës kundër papunësisë dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë për të parandaluar migrimin e tyre për në vendet e Evropës Perëndimore. Por këto ditë, për ne dhe bashkësinë ndërkombëtare, situata në rajonin e Mitrovicës është shqetësuese. Prandaj është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë. Mbi rolin e Zvicrës në Kosovë, unë mendoj se ajo e bëri gjithçka që ajo ka mundur. Megjithatë, mos harroni se Swisscoy nuk do të mbetet përgjithmonë në Kosovë. Tërheqja e ushtarëve tanë  ditëve të ardhshme është një shenjë e mirë për vendin tuaj. Sa i përket shqiptarëve etnikë në Ballkan, edhe në qoftë se Zvicra nuk ka të vendosë mbi çështjen, unë nuk jam kundër faktit se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, jetojnë së bashku në të njëjtin shtet. Është më mirë për të folur, të negociojë me një person me dy, apo jo?!

Presheva Jonë : Zotëri Blocher, cfarë mendoni për raportin e Dick Marty në të cilin akuzon kreun  e qeverisë kosovare për « trafik organesh » ?

CHRISTOPH BLOCHER: Sinqerisht, unë nuk e di nëse ajo që është shkruar në këtë raport është e vërtetë apo jo. Po, dimë, se ai është thjeshtë një raport  i z. Dick Marty. Por ne nuk mund të dënojmë njerëzit përpara se të zbardhim për cafrë akuzohe njerizit në këtë raport. Prandaj, nëse nuk ka ndokush besim në EULEX-in atëherë të  kërkohet një hetim ndërkombëtar për të dëshmuar  nëse z. Marty e apska drejtë apo jo, dhe për të shmangur gjitha spekulimet rreth këtij raport mbi trafikimin eventual të organeve në Kosovë.

SHPËRNDAJE