Bllaca: CD-ja me shënime konfidenciale që është dërguar në Hagë, është përgatitur nga SHIK-u

 

 

Pas njëmbëdhjetë paraqitjesh në gjykatë si dëshmitar bashkëpunues i gjykatës, Nazim Bllaca e ka përfunduar të martën dëshminë e tij në lidhje me gjykimin e Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Ai të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar të merret në pyetje nga të akuzuarit Fahredin Gashi dhe Hysri Rama, të cilët po gjykohen për vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 1999.

Fillimisht Bllaca është përgjigjur në pyetjet e Gashit, i cili vazhdimisht ka tentuar të zbardh pretendimet e tij se Bllaca vazhdimisht i kishte bërë shantazhe për përfitime të tij personale. Me këtë rast Gashi e ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë biseda me Hysri Ramën, Shaban Sylën edhe me disa persona të tjerë që kinse kishin bërë presion Fahredin Gasht që ti merrnin 400 mijë euro. …..

Pastaj i akuzuari Fahrdin Gashi e ka pyetur Bllacën nëse ia kishte dërguar disa persona në lidhje me një CD që ky i fundit e kishte siguruar për një dëshmi që Fahredin Gashi kishte dhënë për Tribunalin e Hagës. “Ky u takua me Reshat Gashin të cilit ia ka dhënë një CD të Tribunalit të Hagës që unë e kam dhënë për Tribunalin dhe ajo ka qenë e vulosur me dyll dhe hetuesi ka thënë se e dërgon në Hagë ka qenë shumë konfidenicale dhe as unë nuk kam mundur ta kem. Ndërsa ky e ka dërguar edhe personat e shoqatave të dala nga lufta dhe ka thënë që unë t’ia jap 3 milion euro për tu asgjësuar ajo CD”, dekalori Gashi duke e pyetur Bllacën se si e kishte marrë ky i fundit atë CD që ka qenë aq konfidenciale dhe më pastaj me atë Cd më ka kërcënuar nëpërmjet Reshat Gashit se do ta publikoj derisa nuk i jep 3 milion euro. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet Muhamet Bilallit”, u shpreh Fahredin. Ndërsa, Bllaca është përgjigjur se si mund t’i kërkoj 3 milion euro kur ajo ka qenë në duart e SHIK-ut./bs


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni