NAGIP ARIFI, në TV turk cka tha për Luginën e  Preshevës ?

Kryetari i PD Nagip Arifi në një intervistë dhënë për RT ka potencuar se subjekti i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Këshillit nacional. Gjithashtu subjekti i tij është gati edhe për zgjedhjet parlamentare por në këto të fundit ata nuk u thirrën nga koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Arifi mes tjerash ka thënë se formimi i këshillit nacional është mbështet edhe atëkohë , kur ai bashkë me disa nga anëtarët tani më të PD-ës kanë qenë pjesë e Partisë për veprim demokratik. Kryetari i Bujanocit thotë se KNC dhe pushtetet lokale duhet të kenë bashkëpunim të ndërsjellët. Këshilli Nacional i shqiptarëve tani udhëhiqet nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptarë.

 

 

“MORAVICA” PËRBALLË INFRASTUKTURËS

 

Ekipi i ndërmarrjes publike “ Moravica “ gjatë ditës së stome në fshatin Tërrnav ka punuar në mënyrë intensive për evitimin e defektit të rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik që është përgjatë rrugës Miratoc – Tërrnav. Drejtori i Moravicës, Naser Sadiku dhe ai fondit komunal, Burhan Emërllahu kanë inspektuar punimet dhe kanë kërkuar një përgjegjshmëri më të lartë nga punë kryesit , e sidomos nga organi mbikëqyrës i cili bënë lëshime në projekte të tilla. Sipas tyre këto defekte më pas po e dëmtojnë buxhetin. Ndërkohë kryeshefi i fondit ka dalë edhe mbi fshatin Tërrnav ku ka inspektuar ndërtimin e rrjetit shtesë të ujit të pijshëm. Ai edhe këtu ka vërejtur disa parregullsi të vogla, çka më pas ka kërkuar që ato të evitohet sa më shpejtë. Të gjitha lëshimet e punë kryesve e sidomos i organit mbikëqyrës të cilët firmosin për finalizimin e projekteve pa i kontrolluar ato , ka bërë që defekte të tilla të lajmërohen edhe pas disa viteve duke nxjerrë në shesh parregullsitë e shumta.

 

 

 

PRESHEVË:  TRANSFERIME TË PERSONELIT NË SHTÖINË E SHNDETIT

Për shkak të punimeve që janë duke u bërë në objektin e vjetër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Praksa e Përgjithshme prej 50 punëtorësh dhe shërbimi i gjinekologjisë prej 20 punëtorëve janë bartur në objektin e ri të Shtëpisë së Shëndetit. Ka theksuar mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur ‘drejtori i këtij institucioni shëndetësor Bujar Zylfiu. Ndërkaq mjekët që punojnë në shërbimin e shkollës janë transferuar në katin e dytë, në shërbimin e pediatrisë ndërsa shërbimi konsultativ i gjinekologjisë me automatizëm është vendosur në hapësirat e shërbimeve specialistike të oftomologjisë dhe psikiatrisë. Me këtë rast drejtori në fjalë nëpërmjet këtij emisioni ka kërkuar ndjesë publike nga pacientët e këtyre shërbimeve në rast se krijohet ndonjë tollovi e çastit nëpër korridore madje i luti gjithë pacientët që për shërbimet e tyre mjekësorë të vizitojnë vetëm mjekun e zgjedhur personal. Në fund ai luti gjithë qytetarët të cilët nuk kanë libreza shëndetësore ti rregullojnë ato e një herit të bëjnë edhe përzgjedhjen e mjekut personal. Në anën tjetër pritet që deri në fund të vitit 2012 të përfundohen punët në projektin e filluar të shërbimit të Maternitetit ka theksuar drejtori i këtij institucioni Bujar Zylfiu.

 

 

ZHARKO OBRADOVIC, NË KRYE TË TRUPIT KOORDINUES
Qeveria e Serbisë, ditën e enjte duhet të marrë vendimin për emërimin e kryetarit të ri të Trupit Koordinues dhe sipas burimeve të JugPress-it ai do të jetë ministri i arsimit dhe zëvendës kryetari i Partisë Socialiste Zharko Obradoviq. Sic shkruan “JugPress”, në “lojë” ka qenë edhe ministri i drejtësisë Nikola Selakoviq, dhe për shkak të “ngarkesave që ka ai”, është vendosur që kryetar të zgjidhet Obradoviq. Në trupin Koordinues do të hyjnë edhe tre deputetët popullor nga Rrethi i Pcinjës, Riza Halimi (Koalicioni i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës), Miroljub Stojicic (SPS) dhe Dragan Nikoliq (SNS). Kryetar i deritanishëm ka qenë Milan Markoviq.

SHPËRNDAJE