Megjithse qysh mbrëmë agjencia informative “Presheva Jonë” e ka pasur ket informacion nga Haga si tëpavërtetë, cka nganj¨herë nuk ja vlenë të merresh me renat e dikujt dhe nuk desëm të merremi me spekulime, sepse agjencia jonë shpesh kihste demantuar disa media rreth rastit Haradinajt.

 

Hagë, 5 shtator

Raportimet e disa medieve kosovare prej pasdites së djeshme spekuluan se Tribunali i Hagës dje ka lëshuar një deklaratë rreth rastit të z. Ramush Haradinaj, transmeton koha.

Zyra e koordinatorit të ekipit të mbrojtjes të z. Ramush Haradinaj, z. Michael O’Reilly, përmes një deklarate për medie këto raportime i quajti të rrejshme dhe të bazuara vetëm në raportimin krejt të pavërtetë dhe fals të medias së Beogradit, “Blic”.

Mbrojtja e z. Ramush Haradinaj ka kërkuar nga mediat që ta korrigjojnë lajmin dhe të kërkojnë ndjesë për spekulimin e transmetuar./Indeksonline/

SHPËRNDAJE