-SERBËT spastrime etnike deri te  “Molla e Kuqe”

HJADUTËT në Preshevë ofanziv kërkojnë të vjedhin “lodrat e fëmijëve”

RAGMI MUSTAFA reagon naj Shkupit për diskiminimin e studentëve shqiptarë nga Lugina

Pushteti lokal i komunës së Preshevës ashpër kundërshton procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë. Ky diskriminim më së shumti godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta të parët, të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni. Kryetari komunës së Preshevës thotë se të gjithë jemi të shqetësuar për këtë situatë, pasi që kjo aplikohet vetëm për studentët shqiptarë. Nga ana tjetër Mustafa thotë se brenda kësaj jave pret të takohet me zv/ministrinë e punëve të brendshëm të Maqedonisë dhe me dy rektorët e universiteteve shqiptare të Tetovës, për këtë problematik të paraqitur. Nëse dështon menaxhimi i i takimit me zv/ministrin e brendshëm, atëherë javën e ardhshme do të gjenden takime të nivelit edhe më të lartë duke u takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin. Me ligjin e ri për vendqëndrim në Maqedoni, studentët tashmë janë të përfshirë në ligjin për vendqëndrim për të huajt, ku kërkohet plotësimi i kushteve dhe aplikacioni do të bëhet vetëm në ambasadat e Maqedonisë jashtë vendit.

——————

12 nxënës jetim të shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë sot kanë përfituar një ndihmë në mjete materiale.

Për këtë mision humanitarë është përkujdesur bashkatdhetari ynë nga Norça Abedin Sahiti i cili është kryetar i xhamisë ASR nga Ingulshtadi i Gjermanisë. Abedini i ka thënë RTP se këto mjete janë grumbulluar nga garat sportive që organizojnë xhamitë në jugun e Gjermanisë. 600 euro u ndanë sot për nxënësit ndërsa shuma tjetër do të shkojë për familjarët e të burgosurve. Ndërkaq për koordinimit e këtyre mjete është përkujdesur profesori i edukatës fetare Abdyl Samet Rrahimi. Këtë vepër humanitare e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës së mesme teknike Telat Arifi . Aktivitet e tilla nga ana e mërgimtarëve tanë janë një vepër e çmuar, pasi misionet e tilla sadopak do të ndihmojnë familjet në nevojë.

———–

Hajdutët në Preshevë ofanziv kërkojnë të vjedhin “lodrat e fëmijëve”

Supozohet se në pasditen e së dielës repsektivisht në orët e mbrëmjes persona të pa njohur kanë thyer dyert e disa dritare të cilët janë futur brenda në Entin Parashkollor 8 Marsi në Preshevë. E gjithë hapësira ku zhvillohej procesi edukativo-arsimor ka qenë e tollovitur me mjetet e didaktike si dhe materialet e edukatoreve. Është shqetësuese fakti i ndezjes së zjarrit në hollin e këtij objekti pikërisht aty kë fëmijët zhvillojnë orën e edukatës fizike, potencon kështu drejtori i këtij institucioni Selajdin Abdiu. Sipas fjalëve të drejtori dëme në mjete materiale nuk ka pasur pos thyerjes së disa dritareve. Ndërkaq incidente të kësaj natyre janë evidentuar edhe më herët në këtë institucion. Drejtori në fjalë tha se deri më tani nuk kemi marrë asnjëherë ndonjë raport zyrtar rreth incidenteve të tilla nga institucionet përkatëse madje ai në fund apelon që fëmijët e tyre ti marrin apo dërgojnë vetë prindërit. Për evitimin e problemeve të kësaj natyre duhet siguruar një kamerë adekuatë për përcjelljen e objektit në fjalë ka theksuar në fund zoti Abdiu.

—————

Nexhat Behluli: ka më shumë se kërkesa

Në tregun e patundshmërive në jug të Serbisë, çmimet janë gjithnjë lirë e më lirë, ku në komunën e Bujanocit, Preshevës, Bosilegradit dhe deri diku Vlladiçki Hani kanë arritur minimumin e mundshëm. Për shkak të numrit të madh të migrimeve që kanë ndodhë në kohën e fundit, një metër katror e një banese në Bujanoc dhe Preshevë, në vartësi nga lokacioni dhe oferta, sillet 300, 400 dhe 500 euro për metër katror, njofton Tanjug. Nexhat Behluli, pronar i kompanisë “Elhan Komerc” i cili merret me ndërtimtari thotë se oferta ka më shumë se kërkesa, andaj edhe metri katror të një banese në Bujanoc dhe Preshevë sillet prej 300 euro deri 500 euro.

 

 

SHPËRNDAJE