Beogradi po vazhdon të kërkoj  vetëvendosje për serbët në veri të Kosovës, ndërkaq që refuzon çfarëdo ideje për vetëvendosjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ?!

 

 

Ish ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Europian  ,Blerim Reka  gjatë Konferencës dyditore Ndërkombëtare që u mbajtë në Tiranë me titull ” Shqipëria në 10 vitet e ardhëshme -rishqyrtimi i ardhmërisë” të organizuar nga Instituti Shqiptarë për Studime Ndërkombëtare dhe Fondacioni Friedrich Eerbert Strictung .

Në fjalimin e tij “Një shekull pavarësi, një shekull përplasje e historisë me gjeografinë”, prof. dr. Blerim Reka, pro-rektor për hulumtime në UEJL,theksoi se: ”  Beogradi po mban ende të hapur kapitullin e reivendikimeve kufitare në Ballkan. Kërkon vetëvendosje për serbët në veri të Kosovës, ndërkaq që refuzon çfarëdo ideje për vetëvendosjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Dhe jo pa arsye.

Serbia edhe mund të heq dorë nga veriu i Kosovës, por vështirë nga jugu i Serbisë. Gazeta . New York Times, (qysh më 18 janar të vitit 1913), shkruante për planin rus të hapjes së kanalit ujor: Danub- Egje; përmes Moravës dhe Vardarit, (pra që kalon nëpër luginën e Preshevës). Andaj, Serbia, jo rastësisht, që nga viti 1913, duke e ditur rëndësinë gjeostrategjike të Preshevës, (që lidhë luginën e Moravës me atë të Vardarit në korridorin: Budapest- Athinë), tash e një shekull me ndihmën e Rusisë, mban me çdo kusht luginën e Preshevës. Para një shekulli, të ashtuquajturat “luftëra çlirimtare ballkanike”, ishin në të vërtetë pozicionim gjeostrategjik rus në këtë korridor të Ballkanit jugor, përmes pushtimeve serbe të: Kosovës, Maqedonisë dhe pjesës së Shqipërisë. Dhe duket se as pas një shekulli, sa i përket koridorit strategjik Beograd- Selanik, gati se asgjë nuk ka ndryshuar. Në këtë kontekst, ndoshta duhet analizuar se pse, ngec vërtet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO? ”

Ish Ambasadori Reka , potencoi edhe domosdoshmërinë e unfikimit gjithëpërfshirës të faktorit politikë dhe kulutrorë shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë saj :

“Shikuar historikisht, në këtë qark njëshekullor, tri prej katër ngjarjeve madhore që i paraprinë pavarësisë se Shqipërisë, kishin ndodhur jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë së sotme politike.  “Vlora (e nëntorit të vitit 1912), ishte vetëm finalja e Prizrenit (të qershorit të vitit 1878); të Manastirit (të nëntorit vitit 1908); dhe të Shkupit, (të gushtit 1912). Jo rastësisht tri- nga katër ngjarjet kyçe historike në procesin shtetëkrijues shqiptar, kishin ndodhur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze: në Prizren ku ishte inauguruar Lidhja shqiptare si platformë e unifikimit politik kombëtar, në Manastir ku ishte inauguruar unifikim gjuhësor- përmes alfabetit unik të shqipes, dhe në Shkup ku kryengritësit kosovar kishin çliruar Shkupin dhe rrethinën nga Perandoria Osmane, respektivisht 3 muaj para të ashtuquajturit “çlirim serb” të luftës ballkanike”, ka thënë profesori Reka. Ai ka theksuar se “një komb në Prizren, një gjuhë në Manastir, një ushtri çlirimtare në Shkup, logjikisht kishin prodhuar një shtet të pavarur në Vlorë”

SHPËRNDAJE