(AIK-Presheva Jone)

 

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin. Ylli i muzikës shqiptare. Nga vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm amerikan Timbeland, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht. Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timbeland t’i kthente një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i suksesshëm.

SHPËRNDAJE