Këngëtarja shqiptare renditet në listën e artisteve të veshura me keq për vitin 2011. Një lajm gati dëshpërues për artisten shqiptare e cila po kërkon suksesin dhe famën në Amerikë, aty ku të gjithë yjet e muzikës mendojnë se do t’i ndrijë ylli i fatit, raporton Gazeta Shqiptare.

Por nëse pranon këto kushte, duhet të pranosh edhe klasifikimet. Një revistë amerikane ka publikuar një klasifikim për artistet e veshura me keq gjatë vitit 2011, mes të cilave nuk mungon as Bleona Qereti.

Por është lehtësues fakti se krah saj renditen emra të njohur të artit mes të cilave Keltie Colleen, Christina Aguilera, Cheryl Hines, Phoebe Price, Mary J. Blige apo Kelly Clarkson.

SHPËRNDAJE