Bleona Qereti ka reaguar pas publikimit të një video ku ajo shfaqej nudo. Ajo shprehet e indinjuar, duke thënë se ajo video është regjistruar fshehurazi, ndërsa ajo përgatitej për një koncert në Shkodër. Këngëtarja shprehet se kjo video i ka shkaktuar shqetësim të madh familjes dhe asaj vetë dhe për këtë arsye ka kërkuar mirëkuptimin e njerëzve, nraporton agjencia informative “Presheva Jonë”

“Miqtë e mi, sikundër e keni parë këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin “Bleona Nudo”. Siç besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim e ka shpërndarë në YouTube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”, ka thënë Bleona në faqen e saj në Facebook.

SHPËRNDAJE