Ky nuk është aksioni i parë i llojit të tillë të ndërrmarë vullnetarishtë nga nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” duke menduar kështu që me anë të vetkontributit të tyre ti dalin në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre të cilët nuk qëndrojnë mirë me kushtet ekonomike që edhe ata të shkojnë në ekskursionin e maturës dhe në këtë mënyrë tiu mundësohet atyre që të mos kushtëzohen nga ekonomia e vështirë familjare për të mos shkuar bashkë me shokët në ekskursion.

Preshevë,12 Maj

Nxënësit e Gjilnazit “Skenderbeu” të Preshevës sot ishin stacionuar nëpër disa pika shumë mirë të organizaur dhe të furnizuar me lloje të ndryshme të gatojcave kryesishtë ëmbëlsira dhe u bënin thirrje qytetarëve që të mos ngurrojnë e të kontribojnë sicili prej tyre me nga një shumë solide.

Deri rreth orës 11:00 atëherë kur edhe ne “Presheva Jonë” i provuam ato ëmbëlsira,thuase ishin hargjuar dhe me shaka disa nxënës thonin të shkojm e të përgatitim edhe tjera,kjo pra tregon gatishmërinë dhe solidaritetin e qytetarëve të Preshevës por sigurishtë edhe e nxënësve të cilët vullnetarishtë e bëjnë këtë punë shumë humanitare e cila këtë vitë është e dyta me rradhë.

Vetëm në njërën nga pikat ku ne ishim prezentë ishin mbledhur afër 300 euro na treguan nxënësit prezent

SHPËRNDAJE