Johan Blake, kampion i botës në fuqi fitoi garën e 100 metrave në Trajwls, kompeticionin përzgjedhës Xhamajkan në vigjilje të Lojërave Olimpike duke e ndalur kronometrin në kohën 9 sekonda e 75 të qindtat, që e bën njeriun e katërt më të shpejtë në histori.Mbi të gjitha Blake, la pas krahëve fenomenin Husain Bolt, që mbante kryesimin sezonal me 9 sekonda e 76 të qindtat dhe Asafa Pauell. Blake shfrytëzoi më së miri një nisje rrufe dhe nuk i lejoi mbajtësit të rekordit për të rihapur garën. Bolt arriti vijën e finishit me kohën 9 sekonda e 86 të qindtat ndërsa Pauell me 9 sekonda e 88 të qindtat.

SHPËRNDAJE