BL e Rahovicës ditën ndërkombëtare të (14 majit) dëshmorëve të Luginës së Preshvës, tradiconalisht organizohet nën patronazhin e  OVL-së së UCPMB, nuk lejon kët të fundit, ta organizoje manifestimin në fjlaë, dedikuar dëshmorëve.

Dhe mu për ketë OVL e UCPMB-së përmes një kumtesa ka reaguar duke  njohtuar opinonin e gjerë se “Kryesia e OVL-së njëzëri ranë në përfundim se vendimet e Bashkësisë Lokale të Rahovicës për udhëheqjen e Manifestimit të 14 majit janë në kundërshtim  të plotë me Statutin dhe Programin  e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc..”

 

Preshevë, 10 maj

“Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, OVL e UÇPMB-së bart me vete të gjitha obligimet për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës së UÇPMB-së. Kryesia e OVL-së edhe këtë vit me mundësitë tona vendosëm që të bëjmë organizimin  e manifestimit të 14 majit, Ditës së dëshmorëve të Luftës së lavdishme të UÇPMB-së të rënë  në Zonën Operative të Preshevës. Mirëpo në një mbledhje të kërkuar nga kryesia e Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë, kryesia atje  u njoftua se mbajtja e manifestimit të 14 majit do të udhëhiqet dhe do të organizohet nga Këshilli organizativ I formuar në bashkësinë Lokale të fshatit Rahovicë…”

Në vazhdim të kësaj komunikate për media nga ana e OVL-së së UCPMB-së thuhet se, kryesia  e OVL-së e pa të udhës që të mbajë një mbledhje lidhur me këtë Vendim të Bashkësisë Lokale të Rahovicës.

“Kryesia e OVL-së njëzëri ranë në përfundim se vendimet e Bashkësisë Lokale të Rahovicës për udhëheqjen e Manifestimit të 14 majit janë në kundërshtim  të plotë me Statutin dhe Programin  e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Andaj OVL e UÇPMB nuk merr pjes dhe asnjë përgjegjësi lidhur me të gjitha aktivitetet e 14 majit Ditës së Dëshmorëve., ” thuhet në fund të  njoftimittë  OVL-së UCPMB-së, e  nënshkruar nga z.Ramadan Ismajli, kryetar

SHPËRNDAJE