biidsll“Do ishte  nje gje e mrrekullueshme nëse shteti i Kosoves me kushtetuten nëse do të  nderpriste funksionimin e partive politike jasht vendit, ato sot jane te pa nevojshme dhe perqarëse , neve sot na nevoijetet nje komunitet i organizuar ta zheme lobi shiptaro-zvceran, i cili mund te jete ne sherbim te interesave kombetare..” ka deklaruar  per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” Sali Bislimi, veprimtar  i njohur ne diasporen shqiptare i cili jeton dhe vepron në Bienne te Zvicres. Ai shte nenkryetar i PLK-së si anetare e ALDE gjerman.

 

Z.Bislimi jetoni me vite te tera ne Zvicër. Krahas punes se juaj, merreni edhe me aktivitete kryesisht me mergimtaret ne rajonin ku jetoni. Mund te na i permendi disa nga to dhe në cka jeni te perqendruar kohëve te fundit ?

Bislimi: Po une mbi dy dekada se bashku me familjen time jetoj ne Zvicer dhe qe nga vitet e 90 merrem me aktivitetete qeshtjes kombetare edhe ne kohet e fundit jam ne veprim duke inkurajuar bizneset zvicrane qe te investojnë ne Kosove e vetmja menyre qe nepermjet punes dhe mireqenjes behet integrimi i vendit tone ne Evrope. Krahas kesaj jam aktiv edhe ne ndertimin e imazhit te Kosoves duke kontaktuar dhe biseduar me miqe te politikes zvicrane te nivelit te larte federal qe Kosoven ta futin ne prioritetet ekonomike dhe poilitike qe pas largimit te ish presidentes Zvicrane zonjes Micheline Calmy Rey Kosova ka mbet pa avokat dhe e anash kaluar nga qeveria zvicrane.

 

  • Kemi pershtypjen se para luftes ne Kosovë shqiptaret ne Zvicer dhe në diaspore kane qenë me unik dhe me te organizuar. E ndani ju ket mendim ? Funksioni i partive sot ne perendim eshte i tepert..bashkon apo po ndane shqiptaret ?

 

Bislimi: Do ishte e bukur qe shteti i Kosoves me kushtetuten e saj duhet te nderpret funksionimin e partive politike jasht vendit , ato sot jane te pa nevojshme dhe perqarëse , neve sot na nevoijetet nje komunitet i organizuar ta zëme lobi shqiptaro-zviceran, i cili mund te jete ne sherbim te interesave kombetare dhe shteterore. Para lufte ishim me te organizuar sepse te gjithe kishim nje objektiv lirine e Kosoves , tani ne lKosovene lire, diaspor ju ndrruan prioritetet sepse ishin shpenzuar shum per mbajtjen e familjes dhe Kosoves per te mos u nenshtruar okupatorit serb.

 

  • Jeni nenkyretar i PLK-së njeherit edhe te antarësuar ne ALDE. Paritia juaj sa ka bere per senzsibilizimin ceshje se Kosovës, ate kombëtare ?

Bislimi: Po Partia Liberale e Kosoves ishte e para e cila ishte e antaresuar ne partit si motra ne Evrope , ajo ka trasu rrugene Kosoves evropiane ne te gjtha kancellarite boterore , dhe e vetmja qe kishte inciuar rezoluta per Pavarsine Kosoves nga Keshilli Evropian , ajo ka lujt nje rol krucial per imazhin evropian te saj.

 

  • Po cfare eshte imzahi i shqiptareve sot ne Zvcer..? Po involvimi i disa personave ne radikalizimin fetar, si refelktohet tek imazhi i shiptareve te njoohr ne opinion si tolerant ?

 

Bislimi: Shqiptaret njihen si tolerant ne te kaluaren sepse ishte diktatura enveriste qe ka ekulibru kete fenomene, por ne realitet kjo me nuk eshte dukuri sepse qandret antikombetare serbo turko arabe jane duke infektu kete harmoni nese mund ta them sepse ne te kaluaren ne jemi marrur me mbijetesë dhe fete kan qene sekundare dhe kemi qen te izoluar..

 

  • Mendoni se Sheti i Kosoves, qeveria i ka borgj diaspores shqiptare..kur dihet se cfare ka bere për Kosovën para, gjate luftes deri ne shpalljen e pamvarersise ? A meritojnë qe diaspora shqiptare te perfaqesohet me 2-3  deputetë ne paralemetin, Republikën e  Kosasovës të cilin e ndertuan me mund, gjak e sakrifica, duke ndare kafshaten e gojës per shtetin e Hashimit dhe Isës ?  

 

Bislimi: Shtetin e Kosoves dhe te Shqiperise eshte pikerishte diaspora e cila i ka kriju,vendet e rezervuara edhe diaspora duhet ti kete, une mendoj qe me reformen zgjedhore gjerat do fillojn te bien ne binar , shteti Kosoves duhet te mendoj per vehte qe ta ndihmon edhe zoti , kjo forme e qeverisjes mund te jete e rrezikshme per te ardhmen evropiane te vendit sepse njerezit fitojn pa punuar asgje dhe nuk jane te lodhur qe ne momentet te caktuara ta leshoj pushtetin, nje lloj lluksi pa mund, munden edhe te krijone trazira per marrje te lluksit dhe largimi nga lluksi. Kjo ka bere qe sot diaspora kosovare eshte zhhgenjyer dhe ehste tërhequr nga vullenti per te investuar.  Shteti i Kosoves ka edhe  shume pune te beje, për të kthyer imzhain , krediblitetin jo vetëm tek nderkombëtare por edhe tek vet kombëtaret, vendoret nese kemi parasysh papunesine, korrupcionin , eksodin masive, indiferencen ndaj shqiptarëve jashte kufijve ne kete rast me vëllezërit tane ne Luginene e Peshevës etj..   bisdsllj

SHPËRNDAJE